Ish ministri i mbrojtjes i Ukrainës: Urdhërova ushtarët për të vrarë krimenasit në vitin 2014

Ish ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Igor Tenyuh u shpreh se në vitin 2014, ushtria ukrainase urdhëroi ushtarët për të vrarë krimenasit dhe ushtarët nuk iu bindën urdhërit.

Igor Tenyuh, i cili në muajin shkurt dhe mars të vitit 2014, shërbeu si ministër i mbrojtjes i qeverisë Arseniy Yatsenyuk, që erdhi në pushtet pas Revolucionit Portokalli në Ukrainë, bëri një varg rrëfimesh.

Në një intervistë të bërë për Channel 4, Igor Tenyuh u shpreh se në vitin 2014, ushtria ukrainase urdhëroi ushtarët për të vrarë krimenasit dhe se ushtarët nuk iu bindën këtij urdhëri.

Tenyuh u shpreh se: “Urdhëri për goditje u dha disa herë. Kishte urdhër, por askush nuk e zbatonte atë… Personeli ushtarak nuk ishte i gatshëm të hap zjarr.”

Nga ana tjetër, Tenyuh u shpreh se rreth 10 mijë nga 12 mijë ushtarë të lidhur me forcat detare ukrainase, kaluan në anën ruse.

Ish ministri tha se humbja e Krimesë ishte ‘çmimi i paguar nga Ukraina për qëndrimin e saj politik, ekonomik, kulturor dhe ideologjik’ kundër gadishullit.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne