Ish-ministri jep alarmin/ Paralajmëron krizë më të rëndë se në 1997

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili më parë ka mbajtur dy poste ministrore, atë të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha” dhe të Drejtësisë në qeverinë “Rama”, ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “ABI Bank eshte nje sipermarrje e erret, ku kryeministri eshte pjese e saj, ndermjetesuesi i saj,dhe njeriu, qe ve ne dispozicion te saj shtetin dhe gjithe shkeljet e ligjit per te”.

Më tej, Vasili thekson se Kryeministri dhe Banka e Shqiperise kane ligjeruar nje nga situatat me te errta nderkohe, qe Shqiperia eshte kthyer ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para te pista ne sasi kritike.
“Prokuroria shqiptare tashme e kapur koke e kembe ka mbyllur syte ndaj nje situate shume te rrezikshme dhe me pasoja nga me shkaterrueset qe ABI Bank perfaqeson.
Kriminalizimi i financave eshte sigurisht preludi i piramidave te reja financiare ku pasojat e renies se tyre do te jene shume here me te renda se ato te vitit 1997.
Kjo situate duhet denocuar shume fort sot.”-shkruan Vasili.

Gjithashtu ai paralajmëron se te gjithe ata qe kane pergjegjesi kushtetuese si kryeministri, Banka e Shqiperise dhe prokuroria do te pergjigjen, deri ne nje.

Postimi i plotë i Vasilit:

ABI Bank e Kryeministrit, heshtja fajtore e Bankes se Shqiperise dhe Autostrada e parave qe vijne ere.

Eshte shume e qarte se ABI Bank eshte nje sipermarrje e erret, ku kryeministri eshte pjese e saj,ndermjetsuesi i saj,dhe njeriu,qe ve ne dispozicion te saj shtetin dhe gjithe shkeljet e ligjit per te.
E perbere nga kapitale te dyshimta,te kompanive offshore te regjistruara ne ishujt Cayman, me qindra milione dollare dhe qindra aksionere te fshehur kjo eshte ABI Bank.
Pas shqetesimit mbareboteror per kompanite offshore dhe parajsat fiskale, hapjes se nje nga hetimeve me te medha per to ane e mbane globit dhe ligjeve, qe adaptuan mjaft vende per te penguar hyrjen e ketyre parave te dyshimta,qe shkaterrojne ekonomine,pikerisht ne kete moment lindi ABI Bank.
Banka e Shqiperise licensoi ate si te paren dhe te vetmen ne Shqiperi me kapitale offshore,duke ligjeruar nje situate nga me negativet e dha nje nga mesazhet me te keqia per ekonomine e biznesin vendas dhe sidomos ate te huaj.
Banka e Shqiperise hesht.Kjo eshte heshtje fajtore dhe me pasoja katastrofike.
Kryeministri dhe Banka e Shqiperise kane ligjeruar nje nga situatat me te errta nderkohe,qe Shqiperia eshte kthyer ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para te pista ne sasi kritike.
Prokuroria shqiptare tashme e kapur koke e kembe ka mbyllur syte ndaj nje situate shume te rrezikshme dhe me pasoja nga me shkaterrueset qe ABI Bank perfaqeson.
Kriminalizimi i financave eshte sigurisht preludi i piramidave te reja financiare ku pasojat e renies se tyre do te jene shume here me te renda se ato te vitit 1997.
Kjo situate duhet denocuar shume fort sot.
Te gjithe ata qe kane pergjegjesi kushtetuese si kryeministri,Banka e Shqiperise dhe prokuroria do te pergjigjen, deri ne nje seicili, ne te nesermen e aferme per veprimet e mosveprimet e tyre e qe lidhen me kete afere te dimensioneve shume te medha si dhe me krijimin kesisoj te AUTOSTRADES se hyrjes se parave,qe vijne ere ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne