Ish oficeri i shërbimeve të inteligjencës franceze: Katari dhe Turqia vazhdojnë të financojnë grupet e armatosura në Libi

Ish oficeri i shërbimeve të inteligjencës, Alain Rodier ka zbuluar se Katari dhe Turqia akoma po mbështesin akoma lëvizjet e terroristëve të armatosurë vehabistë dhe selefi në Libi.

Në një intervistë me “Liqa’ Khas” në kanalin satelitor “Extra News” eksperti i shërbimeve të inteligjencës, është shprehur se situata në Libi është një katastrofë dhe se Libia mund të konsiderohet si një shtet inekzistent nën dritë e asaj që kanë shkaktuar grupimet e armatosura nga dy shtetet që po e bëjnë këtë gjë.

Në vitin 2011, Katari kishte infiltruar në rradhët e ushtrisë nacionale të Libisë disa nga udhëheqësit më të rrezikshëm të terrorizmit që kishin luftuar tashmë në Siri dhe Afganistan.

Sipas një raporti nga Koloneli Ahmad al-Mesmari, i cili ka folur në emër të gjithë komandës së Ushtrisë Libaneze, qëllimi kryesor i Katarit dhe Turqisë është që të rrëzojë komandantin ekzistencial të focave të ushtrisë libaneze, i cili ishte besnik i ushtrisë lindore, Marshallit Khalifa Haftar dhe që të kaplojnë portet e naftës në rajonin e “gjysmëhënës së naftës”; një qëllim që grupet që ato sponsorizojnë deri më tani kanë dështuar ta arrijnë pavarësisht sulmeve të shumta në këtë rajon.

Rodier ka theksuar se konflikti i armatosur në Libi, i mbështetur nga vendet e tjera do të shkaktojë shumë dëme në rajon dhe nuk do të ketë asnjë zgjidhje të këtij konflikti.

Qeveria lindore në Tabruk ka akuzuar Katarin dhe Libinë se ka nxitur dhe shkaktuar kryengritje në Libi duke mbështetur forcat ekstremiste.

Burimi : iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne