Ish-Presidenti kroat: Korrigjimi i kufijve mund të shkaktojë katastrofë ose luftë

Ish-Presidenti kroat, i njohur si mik i mirë i Kosovës, Stipe Mesiç reagoi mbi idenë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Në një revistë për “Der Standard”, Mesiç tha se kjo ide nuk mund të konsiderohet si e mirë sepse mund të shkaktojë një katastrofë, madje edhe një luftë të re.

“Kjo nuk është një ide e mirë për shkak se arkitektura e Europës është e përcaktuar me pavarësinë e Kosovës, çdo gjë tjetër mund të çojë drejt një katastrofe ose një lufte të re, luftërat në Europë kanë filluar gjithmonë me arsyetimin se shtetet duan të mbrojnë pakicat e tyre në vende të tjera. Kjo ka qenë vetëm një arsye, sepse qëllimet e tyre ishin territoret”, tha ai.

Sipas tij, hapja e kufijve mund të jetë një ide më e mirë, sepse siç thotë ai, serbët dhe shqiptarët nuk do të shqetësoheshin për vendin ku ata jetojnë.

“Një francez mund të jetojë në të dy anët e kufirit falë ligjeve të njëjta dhe të barabarta. Nëse hapim kufijtë, nuk do të kishte rëndësi për një shqiptar apo serb se në cilën anë do të jetonte”, shton ai.

Mesiç foli gjithashtu për të ashtuquajturën “kufij etnik” midis shqiptarëve dhe serbëve, dhe shtoi se një ide e tillë është e vjetër dhe nacionaliste. Siç thotë ai, nacionalizmi çon në fashizëm, ideologji që sipas Mesiç duhet të ndalohet në Europë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne