Ish-prezantuesja e Fox News: Trump tentoi të më puthë me zor në ashensor

“Presidenti amerikan Donald Trump tentoi të më puthë në buzë në një nga ashensorët e “Trump Tower”. E ka zbuluar këtë Juliet Huddy, ish-prezantuese e Fox News që në të kaluarën ka akuzuar edhe Bill O’Reilly, gazetarin e famshëm të përfshirë në një skandal ngacmimesh seksuale.

Sipas saj episodi ka ndodhur në vitin 2005 kur miliarderi ishte i martuar me Melanian. Huddy tregon se në atë kohë nuk u ndie e fyer, por sot e sheh në një tjetër mënyrë. “Sot do të kisha thënë jo, ndërsa në atë kohë e kalova pa të keq” – tha ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne