Ish senatorja amerikane pohon rolin e Uashingtonit në formimin e ISIS

Kelli Ward ish senatore amerikane në kuadër të fushatës elektorale në Arizona për zgjedhjet afatmesme të Kongresit, ka thënë se Barack Obama ish president, Hillari Klinton ish sekretare e shtetit dhe John Mc Cain ish senator i Arizonës janë të implikuar në krijimin dhe armatosjen e grupit terrorist ISIS.

Kelli Ward ka thënë se John Mc Cain në vitin 2011 ka kërkuar armatosjen e paramilitarëve libianë për të luftuar kundër Muamer Gadafit. Sipas saj një vit më vonë po këta paramilitarë kanë vrarë 4 shtetas amerikan. Ward thotë se pasi Barack Obama, Hillari Klinton dhe John Mc Cain, Libinë e kthyen në qendër të terroristëve, ata u përqëndruan nga Siria dhe menduan për armatosjen e kundërshtarëve sirianë për të rrëzuar presidentin Bashar Asad. Kelli ka thënë se Mc Cain në vitin 2013 ka vizituar Sirinë dhe ka marrë foto përkrah terroristëve sirianë. Këta janë ata persona të cilët më vonë krijuan grupin terrorist ISIS. Ajo ka kritikuar vazhdimin e mbështetjes së Amerikës për grupin terrorist ISIS dhe ka thënë se kohët e fundit John Mc Cain ka kërkuar 1.3 miliard dollarë për terroristët në Siri me qëllim që atyre tu garantohet siguria në kufi dhe të pajisen me armatime./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne