Ish-terroristët iranianë dhe Namik Kopliku bëjnë thirrje kundër dënimit me vdekje në Iran

Xhihadistët iranianë të njohur si organizata e Muxhahedinëve Iranianë, apo ish-organizata terroriste e MEK-ut, apo Kulti Fetar i Marjam Raxhavisë sot nën udhëheqjen e shokut Namik Kopliku ishin mbledhur në Hotel Tirana International dhe kanë mbajtur një takim me titull: “Jo ekzekutimeve në Iran”.

Ky event i cili u organizua nga organizata ish-terroriste MEK e cila ka kryer mbi 17.000 ekzekutime në Iran dhe mijëra vrasje në Irak, nuk foli aspak për të kaluarën kriminale të shumë anëtarëve të MEK-ut. Nuk u fol për ekzekutimet që janë kryer në Irak në kohën e Sadam Huseinit kur MEK-u përbënte krahun e djathtë të muhabaratëve të Sadamit dhe ku komandantët e MEK-ut kishin rrol kryesor në këto ekzekutime. Nuk u fol as për ekzekutimet që kryhen sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Indi, Arabinë Saudite, Bahrein, Algjeri, Emiratet Arabe etj. I gjithë theksi i tubimit u dedikua kundër atdheut të moxhahedinëve – të cilin këta e kanë tradhëtuar – Iranin.

Folësi kryesor i eventit ishte Taher Boumedra, një i paguar algjerian nga MEK-u, dhe Namik Kopliku, kreu i Shoqatës së Miqësisë së Shqiptarëve me Xhihadistët Iraniane.

Eventi i cili u bojkotua nga politikanët shqiptarë kishte pjesëmarrës vetëm disa fakira që MEK-u fton dhe u paguan vizitat në Paris për tubimet e tij. Personaliteti i vetëm publik i këtij eventi ishte ish-kryespiuni shqiptar Fatos Klosi i cili shihte dhe mbante shenime mbi aktivitetin e ish-terroristeve iraniane. Binin në sy edhe Margarita Kola – avokatja e MEK-ut që pretendon se punon për ambasadën amerikane, muzikanti në pension Zhani Ciko i cili i bën aheng Marjam Rajavin në Paris, Sevgim Arbana e njohur ndryshe si mbështetësja e Xhisielës, ish-gazetari i Zerit te Popullit Çerçiz Loloçi, dhe personazhi Shefki Mazar Hysa i cili shquhet për bërjen e fotografive me burra të ndryshëm nëpër botë.

Në këtë event ku deputetët dhe politikanët shqiptarë munguan dukshëm, folësit lavdëruan xhihadistët e Marjam Rajavit dhe shanë Iranin. Këtë gjë bëri edhe algjeriani Taher Boumedra, i cili ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për regjimin diktatorial të Algjerisë, cicëron kundër Iranit për ti bërë qejfin plakës ish-terroriste Marjam Rajavi.

Eventi u përshëndet nga disa xhihadistë iranianë me mustafaqe që luajtën saze dhe nga një grup fëmijësh që bënë muzikë me çifteli sikur bëheshin përshëndetjet në kohë të Enver Hoxhës. Në këtë event xhihadistët iranianë nuk sollën Somayeh Mohammadin vajzën që MEK-u ka rrëmbyer 21 vite më parë dhe tanimë mbahet e izoluar në kampin e Manzës prej disa muajsh dhe nuk lejohet të takoj prindërit e saj. Nuk u përmendën as e kaluara gjakatare dhe terroriste e MEK-ut, as sulmet e MEK-ut kundër gazetarëve, as strehimi në kampin e moxhahedinëve të vrasësve që kanë ndryshuar emra dhe as e kaluara gjakatare e MEK-ut në Irak. Si gjithmone, MEK-u kete event e beri te mbyllur dhe nuk pranoi kritiket e tij ne event qe ta merrnin ne pyetje per te kaluaren e tyre terroriste.

Eventi ishte një mrekulli. Fjalimi i Sevgim Arbanës mbi “masakrën” e 3.000 xhihadistëve të Marjam Rajavit dhe i Zhani Cikos lanë mbresa të thella te njeriu i shenjtë Marjam Rajavi e cila e ndoqi eventin në distancë. Muxhahedinët në kampin e Manzës u inspiruan thellë e më thellë nga ky event dhe shpresojnë që herët e vonë, burri i dytë i zonjës Marjam Rajavi, Massoud Rajavi do të çohet nga varri dhe do të bëj mrekullira në tokë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne