Policia e Kukësit arrestoi dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe një tjetër për falsifikimin dokumentesh.

Policia bëri të ditur arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin të shtetasit serb Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze.

Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Po dje specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin të shtetasit Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas “në kërkim ndërkombëtar”.

Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”, parashikuar nga nenet 237,21,288/2 Kodit Penal Danez.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Kufitare Morinë u arrestua në flagrancë shtetasit rus Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Falsifikim i leternjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

18