Ishin nisur drejt Irlandës, emigrantët shqiptarë zbulohen brenda një kamioni në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar katër shqiptarë brenda një kamioni në tentativë për të shkuar në Irlandë Ilegalisht.

Pas ndalimit të kamionit, zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën katër shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në traget.

Kontrolli i kamionit u krye në portin Santander. Në momentin që policia ka shkuar me elektrikë për të parë brenda, ka vërejtur shqiptarët të mbledhur brenda paletave, duke i arrestuar më pas.

Nuk bëhet me dije identiteti i tyre, por sipas mediave është rritur numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht duke përdorur kamionët si mundësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne