Ishte i shpallur në kërkim por gjendet i vdekur në shtëpinë e tij 70-vjeçari

Policia e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka gjetur të vdekur në banesën e tij shtetasin me iniciale S.V., 70 vjeç.

Burimet nga policia thonë se 70-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim nga banesa” dhe se ka gjetur vdekjen teksa punonte në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne