ISIS bisedon me kurdët për tu larguar nga Raka dhe për të shkuar në Deirul Zur

Burime nga opozita siriane bënë të ditur se ISIS ka hyrë në bisedime me Forcat Demokratike Kurde të Sirisë për të mundësuar largimin e pjesëtarëve të ISIS nga qyteti Raka dhe transferimin e tyre në Deirul Zur.

Agjencia e lajmeve Fars duke u bazuar në këto burime, raporton se një delegacion i terroristëve të ISIS, i kryesuar nga një person i quajtur Ebu Muhamed al Rakavi, ka shkuar pranë komandës së forcave kurde siriane në rajonin Tel Obejz, duke kërkuar prej tyre të ndalin ofensivën në Raka dhe të lejojnë largimin e pjesëtarëve të ISIS nga ky qytet. Sipas planit të paraqitur nga delegacioni i ISIS, Raka do tu dorëzohet Forcave Demokratike Kurde të Sirisë, të cilat duhet të lejojnë largimin e pjesëtarëve të ISIS dhe të familjeve të tyre nga qyteti Raka dhe transferimin e tyre në Deirul Zur. Gjatë tre ditëve të fundit, forcat kurdë siriane kanë çliruar tre lagje në pjesën lindore të Rakas nga pushtimi i terroristëve të ISIS, ndërsa forcat qeveritare siriane po avancojnë në pjesën perëndimore të kryeqendrës së ISIS në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne