ISIS merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Londër

Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për kryerjen e sulmeve terroriste në Londër të shtunën në mbrëmje.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmeve terroriste në Londër të shtunën e kaluar ku si pasojë mbeten të vrarë 7 persona dhe u plagosen 48 të tjerë. Vlen të theksohet se shtatë persona mbetën të vrarë në një sulm terrorist në qendër të Londrës mbrëmjen e së shtunës (3 qershor 2017), përveç tre sulmuesve që u vranë nga policia. Një furgon duke ecur me shpejtësi, goditi këmbësorët në Urën e Londrës të shtunën në mbrëmje dhe sipas dëshmitarëve, më pas personat në makinë kryen sulme me thika në lokalet aty pranë, në lagjen “Borough Market”. Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist. Dëshmitarët përshkruajnë një skenë të rëndë në Urën e Londrës, ku furgoni me shpejtësi doli nga rruga dhe hyri në trotuaret e këmbësorëve, duke lënë pas skena gjaku. Më pas, personat në furgon kryen sulme me thika në lokalet në lagjen “Borough Market”. Sipas autoriteteve 7 vetë humbën jetën dhe rreth 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në pesë spitale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne