Kryetari i Akademisë së Lartë të Mbrojtjes Kombëtare të Iranit, gjenerali Ahmet Vahidi ka deklaruar se organizata terroriste ISIS po vendoset në republikat e Afganistanit dhe asaj të Azisë së Mesme.

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë në Azinë Perëndimore të mbajtur në Teheran, Presidenti i Akademisë Kombëtare të Mbrojtjes të Iranit, gjenerali Ahmed Vahidi, tha se rajoni i Azisë Perëndimore është një rajon që ka pësuar plagë të rënda nga kriza të shkaktuara nga okupimi, dhunimi dhe terrorizmi.

Duke iu referuar njoftimit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Siria, gjenerali Vahidi u shpreh se nuk dihet se në çfarë shkalle do të zhvillohet tërheqja e ushtarëve amerikan nga Siria, por në njëren anën, kjo situatë është një situatë reale e cila konsiston me mposhtjen e Amerikës në Siri.

Kryetari i Akademisë së Lartë të Mbrojtjes Kombëtare të Iranit, gjenerali Vahidi tha se gjendja në rajonin e Azisë Perëndimore do të përmirësohet dhe vuri në dukje se zhvillimet e fundit politike në Irak dhe Siri, marrëveshja e armëpushimit në luftën në Jemen dhe rifillimi i negociatave të paqes në Afganistan janë shenjat se ka filluar të përmirësohet situata në rajonin e Azisë Perëndimore.

Gjenerali Vahidi gjithashtu vuri në dukje se sot trendi drejt boshtit të rezistencës është rritur shumë dhe se ky bosht është duke u forcuar çdo ditë dhe ka arritur suksese unike.

Konferenca e mbrojtjes dhe sigurisë në Azinë Perëndimore filloi në Teheran me pjesëmarrjen e figurave kyçe politike, ushtarake, të mbrojtjes dhe sigurisë nga kontinentet e Azisë dhe Evropës.

Burimi : Rast Haber/ ML

16