ISIS shpërthen xhaminë historike të Mosulit së bashku me 60 familje irakiane

Grupi terrorist ISIS në krimin e tij më të fundit në Mosul, ka shpërthyer me lëndë eksplozive xhaminë Al-Nuri dhe minaren 800 vjeçare të kësaj xhamie.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ky shpërthim ka ndodhur në kohën kur forcat irakiane kishin arritur 50 metra afër kësaj xhamie historike. Grupi terrorist ISIS para shpërthimit të xhamisë Al-Nuri dhe minares së saj “Al-Hudeba”, kishte arrestuar 60 familje irakiane të cilat kishin tentuar të ikin nga qyteti dhe i kishte mbyllu në këtë xhami. Sipas këtij burimi, të gjithë anëtarët e këtyre 60 familjeve irakiane janë vrarë në këtë shpërthim. Pas avancimit të forcave irakiane drejt pozicioneve të grupit terrorist ISIS, terroristët e këtij grupi kanë filluar të shpërthejnë me lëndë eksplozive spitalet, xhamitë dhe objektet e tjera në qytetin Mosul. Minarja “Al-Hudeba”, konsiderohej një prej simboleve kryesore të qytetit Mosul. Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të enjten në mëngjes pas këtij krimi të grupit terrorist ISIS, deklaroi: “Ky veprim i ISIS për shpërthimin e xhamisë Al-Nur dhe minares Al-Hudeba, është deklarim zyrtar i disfatës së këtij grupi terrorist”. Vlen të theksohet se Abu Bekr Al-Baghdadi, kreu i grupit terrorist ISIS, në qershor të vitit 2014, në xhaminë Al-Nur të Mosulit e kishte shpallur khalifatin e vetëshpallur të tij. Grupi terrorist ISIS në verën e vitit 2014, kishte pushtuar Mosulin me një pjesë të gjerë të territorit të provincës Ninva në veri të Irakut, mirëpo ushtria e Irakut me mbështetjen e forcave vullnetare popullore, ka çliruar shumicën e territoreve të pushtuara të Irakut dhe pjesën më të madhe të qytetit Mosul. Aktualisht më pak se 1% e qytetit Mosul ndodhet nën kontrollin e ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne