‘Islamic Relief Kosova’ ndihmon QKMF-në e Mitrovicës me pajisje në vlerë mbi 353 mijë dollarë

Përmes një donacioni të organizatës “Islamik Relief Kosova”, është ndihmuar QKMF e Mitrovicës me pajisje dhe material shpenzuese me vlerë prej 353.758 dollarë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Vlera e tregut mendohet të jetë disa herë më e lartë dhe do të furnizoje rrjetin e QKMF Mitrovicës me një pjesë të madhe të materialit shpenzues për së paku 2-3 vite. Donacioni është dhuruar nga “Globus Relief” ne SHBA përmes ‘Islamic Relief Kosova’”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me rastin e pranimit të donacionit pjesëmarrës ishin kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, si dhe përfaqësuesit e donatorëve “Globus Relief ” dhe “Islamic Relief Kosova”, Ramadan Berisha dhe Blerim Gashi.

Bahtiri, ka falënderuar organizatën “Islamic Relief Kosova”, për ndihmën e vazhdueshme që kjo organizatë po jep për Mitrovicën.

“ Më lejoni që ne emër tim dhe në emër të qytetarëve të komunës së Mitrovicës të ju falënderoj për veprimet e juaja humane të treguar në vazhdimësi, duke mundësuar kështu realizimin e dhjetëra projekteve në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Bahtiri.

Edhe drejtoresha Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, falënderoi donatorët duke e cilësuar si shume te rëndësishme këtë donacion jo vetëm për shëndetësinë primare por edhe atë sekondare, meqenëse sektori i shëndetësisë duhet të këtë gjithmonë prioritet dhe veprimet e tilla janë për t’u përgëzuar.

Një pjesë e madhe e donacionit do të furnizojë QKMF Mitrovicën, përfshirë këtu 10 Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe 13 Ambulantët e Mjekësisë Familjarë aty ku ka nevojë, ndërsa pjesa tjetër e donacionit që është specifik për nivelin dytësore, Drejtoria e Shëndetësisë do t’ia jap Spitalit Rajonal të Mitrovicës./ koha.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne