Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive së Njeriut ka bërë kërkesë për ndalimin e përdorimit të ferexhesë me ligj në Republikën e Kosovës. Rreth kësaj çështje është prononcuar edhe Hoxha Shefqet Krasniqi.
Imami i njohur i xhamisë së madhe në Prishtinë në një intervistë dhënë mbrëmë në Televizionin Dukagjini, ka thënë se Këshilli për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut duhet të udhëzohet në rrugën e Zotit sepse atyre ju pengon çfarë do që është fetare.
Ai ka thënë se janë 10 deri 50 raste në krejt Kosovën të grave që bartin burka dhe është turp me u marrë me këtë gjë.
“Çdo sen që është fetare duhet me u luftu, në emër me u ngrit në emër se po dojnë tjerët, mos e luftoni fenë e juaj mos e luftoni kulturën tuaj” ka bërë thirrje Krasniqi
Shefqet Krasniqi tha se nëse kthehemi në vitet e 50’ta të gjithë këta që flasin kundër ferexhesë gjyshet e tyre kanë mbajtur ferexhe.