Gazetari islamofob me qendrim ne Zvicer, Enver Robelli, ka shkruar kunder super futbollistit kosovar Xherdan Shaqiri, i cili pas fitores ndaj Serbise u shpreh me fjalen “elhamdulilah”.

Ai tha se Shaqiri eshte futbollist i mire, por budalla, pasi i pershendeti fansat e Zvicres me kete shprehje islame.

Por reagimet ndaj Robellit ishin te shumta. Njeri nga to erdhi nga Mr. Sabri Makolli, i cili ka reaguar sic vijon me poshte:

“Shqiptari i mirë është shqiptari ROBELLIAN”! Një sllogan i atyre që saherë u dha rast historia provuan të na vendosin kembën në qafë tingëllonte ngjashëm; “SHQIPTARI I MIRË ËSHTË SHQIPTARI I VDEKUR”.

Ndoshta jo edhe në kuptimin klasik, por i vdekur në identitet, me vdekjen e të cilit vdes gjithqka tjetër në trupin e një populli/individi.

Ka edhe sot nga ata që tek sa i kanë zënë rrezet e diellit të pranverës në skaj të livadhit, i drejtojnë veshët e tyre gjysëmetërsh dhe të magjepsur nga zëri i bilbilit i cili sapo ka shtegtuar nga viset e largëta dhe përmallshëm e më kënaqësi ia thotë me gjithë shpirt këngës së tij, provojnë ta sfidojnë atë me zërin e tyre!?

Ndoshta Enver Robelli është duke provuar qe teorinë e evolucionit ta avansoj deri tek “NJERIU I ROBELLIT”, por nuk e di nëse e ka kuptuar apo jo që zingjiri i është shkëputur, sepse shkenca së fundmi e ka pranuar se NJERIU I NEBRASKES nuk ka ekzisuar fare! Kjo ta kujton edhe epilogun e lepuroshit në atë poezinë e famshme: “Deshi lepuroshi të bëjë mrekulli…”!

89