Islamofobi Sylë Mujaj sulmon femrën myslimane shqiptare

Islamofobi Sylë Mujaj ofendon femren muslimane shqiptare. Ne shkrimin e tij ne revisten Drini, piktori i panjohur sulmon me nje gjuhe te ashper femren muslimane shqiptare dhe veshjen e saj islame, hixhabin. Islamofobi, ne shkrimin e tij deshiron dhe kerkon qe femrat e mbuluara me shami te largohen nga viset shqiptare dhe te shkojne per te jetuar ne Afganistan dhe Sahara, pasi sipas gjuhes se tij te piste, ato nuk jane njerez por sorra.

Duke qene i verbuar nga urrejtja qe ka mbi islamin dhe veshjen islame te gruas muslimane piktori i panjohur islamofob nuk e di se shamia e femres shqiptare gjendet edhe tek besimi i krishtere, ku me se miri e deshmon dhe fotoja e ketij shkrimi e cila tregon disa gra shqiptare brenda nje kishe. Syte e Sylë islamofobit jane te verbuar edhe ne rastin e figures se krishtere te Tereza Bojaxhiut e cila gjthnje shfaqet duke mbajtur veshur shamine ne koken e saj.

Me nje gjuhe prej injoranti, islamofobi Sylë Mujaj shan edhe mjekren e besimtarit musliman, duke harruar se gati 100% e figurave dhe personaliteteve te shqiptareve kane mbajtur mjeker, duke filluar nga serbo-shqiptari Skenderbe, Ismail Qemail dhe deri tek me i fundit, Adem jashari. Shkrimi i ketij injoranti islamofob gjendet si me poshte.

Nga Sylë Mujaj.

E tmerrshme injoranca e matrapazëve kinse fetarë, vendosin shamia dhe i mbulojnë lulet e Kosovës.

More këtu nuk ka punë as Evropë as Amerikë, as dashnisë që na do apo nuk na do dikush!

Është një trishtim për popullin tonë, kjo nuk ka fare të bëjë as me fenë myslimane as me fenë e krishtere, këtu ka intriga të tmerrshme, pikërisht kundër fesë myslimane tradicionale, dhe fare nuk ka të bëjë me traditat e popullit tonë, por veç me sherret, që dikush po i bie në Dardaninë tonë përmes “parasë”.

Këto sorra të rrezikshme në popullin tonë unë do t’i çoja diku në Afganistan apo në Sahara, ku aty do të duhej të vendosnin shamia, nga pluhuri i Saharës, që mos të ju prishet bukuria e femrës që e ka falë Zoti ta josh gjininë tjetër, kemi rastin e insekteve të shtazëve e mos të flasim për njerëzit, që duhet të shihen, të dashurohen ta njohin mirë njeri tjetrin.

Njeriu duhet ta shkollojë trurin, nëna e babai ta edukojnë fëmijën, të mos vjedh, të mos lakmojë të huajën.

Pra, të shkollohet fëmija e sidomos femra shqiptare, besa të shijen mirë në mes veti të rinjtë, në dritë ta dinë kënd po e marrin e po e çojnë në shtëpi, me kënd ta krijojnë familjen, sepse është fati i tyre e jo i hoxhallarëve apo priftëve apo popëve.

Kjo e drejtënuk guxon t’i mohohet faktorit njeri e sidomos gjinisë së bukur femrës shqiptare, dhe shih tash kur u çliruam nga pushtuesi klasik, tash kur njeriut shqiptar i duhet shkollim e disipline, i duhet shkenca që e jep vetë kurani, e jo të turreni në maskimin e femrës shqiptare.

Është krim nga vetë kurani apo libri i fundit, me i riu i çështjes religjioze, në kuran duhet gjeometria, astronomia, jo ky “mysybet”, kjo lloj maskimi “kinse fetar”, “kinse nga kurani”.

Nuk ka të bëjë fare me vlerat njerëzore, e me së paku të populli ynë, që e ka identitetin e vet iliro-shqiptar, i ka këto pasuri fetare kuptohet tradicionale të shenjta.

Nuk duhet, nuk i lejohet Kosovës, me shumicën e konfesionit mysliman tradicional, sepse kemi përgjegjësi kombëtare ndaj dy religjione tjera Katolike e Ortodokse, jo, në Dardaninë tonë lojëra me sorra të zeza, sepse ato sjellin kobe e jo: as religjion as qytetari, ato i quaj varfëri apo robëri.

Kemi në shqiptarët Zot e fe, kemi xhami e kish, çka po dëshironi, t’i kurojmë ato që i kishim e i kemi, a nuk ka më pasuri të madhe kur sot paralelisht me çlirimin në Kosovën tonë, shumica e emrave të fëmijëve tanë janë tamam shqiptar dhe shih sa interesant afro 95% në Kosovën tonë të fëmijët tanë nuk janë emra religjioz: LULE (nuk duron shami), BLETA (nuk duron shami), FJOLLA (nuk duron shami), VESA (nuk duron shami), DRENUSHA (nuk duron shami), DIELLËZA (nuk duron shami), LULËKUQJA (nuk duron shami).

Fëmijët tanë durojnë e duhet shkollim e mençuri e jo verbim e robëri.

Shkurte e shqip, këso sorrash të zeza nuk i duhen Dardanisë tonë kurrë mos i pafsha, sepse unë frikohem nga sorrat, ato mund edhe të krrokatin e mos ta dija cila sorrë krrokati hahahahahahhahaha,

More njerëz, të mirë, larg intrigave, të diktatorëve apo matrapazëve të sodit që luajnë me ndjenjat me intime të lirisë private të faktorit njeri shqiptar.

Të spitale shkolla e qerdhe e jo xhami e kishat, sepse jenë vetë historia jonë e trishtuar nga lloj–lloj okupatori, 900 vjet nën romaket 600 vjet nga otomanet e 100 vjet nga sllavet, është hera e parë e të menduarit për Zotin shqiptar, për veten tonë.

Pra, të kamuflohet këtu atdhetaria apo satrapi diktator, Enver apo Fadil, apo matrapazët e sodit në qeverinë tonë.

Ne sot jemi një popull i çliruar që duhet të paraprij shkollimi i fëmijëve tanë, e jo si në skenat jo të largëta kur pamë që prindi në prezencën e njëfarë “hoxhe”, vogëlushëve të Kosovës, dhe shih në moshën fëmijërore ju vendos shamia apo ferexhe të një kulture që shqiptarët nuk duhet ta pranojnë apo ta hedhin në mbeturina apo nevojtoret tona, po po në nevojtoret tona e kanë vendin këto “kinse shamia fetare”.

Vetëm qenësia shqiptare e shpëton këtë popull në besimin në Zotin, aty ku vepron njeriu shqiptare, po është një trishtim me sanxhakun, ku komshi e mi kinse fetar mysliman, shih nga viti 1945-te e harruan gjuhën shqipe kinse do t’i shpëton ai lloj myslimanizmi ata e vranë krejtësisht veten e tyre, po e pranoj se është një tragjedi në sanxhak, që vetëm tribunat e gjakut e qenësisë shqiptare mund t’i rikthej në veten e tyre e jo kurrë “Shamit fetare apo ferexhetë e sorrave shkina”, mua si rugovas fetar tradicional, e shoh zgjedhje të këtij problemi në këtë variant.

Pra, jo me mjekra e me shamia, kundër ish diktatoresh, matrapazësh fetar të sodit, që mos të mbulohet bukuria shqiptare, por të bisedohet haptas para të gjithëve se po e fituam luftën kundër pushtueseve klasik e tash jemi në një betejë kundër intrigueseve kinse fetar e shih sa keq kjo “betejë”, nuk do të ju lejohet njerëzve të paguar nga qarqet e dyshimta të Beogradit e lloj-lloj Gadafi.

Jo e Madhe do të ju thuhet hapur këtyre sorrave Shkina në Kosovën që duhet ta merr veten shqiptarisht, !!!.

Pajtohem edhe për fe të re ta quajmë Budizëm, por kurrë sorra Shkina të paguara nga Beogradi e Libia, hajde ta provojmë për hir të tri religjioneve tona shqiptare.

Por jo Ferexhe e kobe për shqiptarët tashmë të lirë, duke apeluar në publik kundër manipulatoreve “kinse fetar”, me vije keq, por po shihen qëllimet e tua, e unë ju them Jo Jo Jo, ferexhe fëmijëve shqiptare dhe ndalen prapë në një JO të Madhe.

I kini dhenë një valë burrërore e emancipuese, dhe vërtetë ju kam kthyer edhe unë si artist autodidakt me krejt qenen time ta di vërtet se kush janë vërtet këto lloj sorrash në Dardaninë tonë, e që nga njëherë krrokama e tyre shih po dëgjohet edhe këtu në mërgatën e madhe shqiptare, ju lumtë ore trima, me keni me veti me artin tim autodidakt e me shpirtin tim shqiptar.

Po, Po. Po Vatikani u bë “zeher” e vrer kur në Zvicër në një simpozium u cek se kristianizmi dy javë para Vatikanit me atë kërroçen e Shën Palit tek është filluar në Dardani.

Është e vërtetë mund ta gjejeni këtë simpozium manifestim që u mbajt në Zvicër.

***

TË GJITHAVE T’U BESOJ

Në lojën e letrave dy herë mu shfaq mbreti,

Sot për çudi zura n’thua në këmbët e mia,

Troja prej sot thonë gjendet të Neretva.

Cep i Atlantidës u pa në Mesdhe.

Vrima e ozonit përditë po rritet,

Më kot lypset virusi i kompjuterit.

Astrologjia merr kohën e lajmit ditor.

Operacioni cezaresk u zbulua në Meksikë.

Horoskopi qeli rrugën e disidentëve për pushtet.

Shën Sava gjeti biletën kthyese për Siberi.

Pirroja edhe një herë e fitoj luftën.

Formula e Binomit me katete

po bie nga hipotenuza.

Ligji i Gravitetit hyri në horizontale

Në Shpellën e Gadimës në Kosovë.

Gotikë më Arabeskën u vunë në

Arkitekturën e Botës.

Unë mbeta dhe vendosa tu besoj te gjithave.

Lugano, 1994

MURI I BALLKANIT

(Nga Miti ngadalë po dalim ne realitet)

Mure Rozafash,

Kulla me frëngji,

Ura të Shenjta,

Dhe Kështjella,

Kala, Zandanë,

Dhe mure te larta

Ndërtuam e muruam.

Ishte kohe e Mureve.

Rozafa dhe Kështjella

I quam në Antikë,

Urë e shenjtë, kulla mite.

Ne s’e kishim parë,

Natën kish punuar,

Shih i njëjti armik,

Mur në mes shqiptareve.

Ne të zëne me Rozafa

Të Ura e Shenjt, që dora e keqe

Mos t’i prishte natën.

Për vonesë historie

Dëshmi- dorën e keqe,

E zumë, pak më herët,

Para Murit te Berlinit,

Para fjalës, se Brantit që tha:

“Le te bashkohet ajo

Që duhet të jetë bashkë”.

Grithje në mur, në Mur të Ballkanit

S’ndalen Dorë zeza, ende do mort.

Gjersa bije, Muri i Ballkanit

Ne jemi për ….

Po, ju, Zotëri?

15.08.1994 Lugano

_____________

MALL E MALLKIM

_____________

…Le të kërkojmë

Përrallën

E lënë gjysmë,

Krahas vdekjes,

Në udhëtojmë

Le të kërkojmë…

Duhet lejuar lindjet…,

burgu i Nishit 1983

MALL E MALLKIM

Ç`është oshtime pa ndarë,

Rrufe po vret ndër ne

Tjetrin s`duam me pa,

Rrufe po vret ndër ne,

S’di, pranojmë, botë t`re.

Në Evropë ul n`shkallë betoni,

Shoh retë, vijnë nga Mesdheu,

Kaluan dete e male,

Erdhën nga Ballkani,

E zbrazen nder këto re.

Vetëtimë rrufeje në Evropë,

Kudo shqiptar në vende tjera,

Po e kthyen shpinën Lokes

Është për ne mallkimi,

Për ne është rrufeja.

Duhet t`i vë gishtin kokës,

Kur vite, dekada kapërcyem ne,

Si nëpër rruzull te botës.

Tërë planetin, katandise,

Zgjohu shqiptar nga amullia.

Mos pa krye rrugëve të plantës,

Kthe energji, vetes, e jetës.

01.08.1994 Lugano

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne