Islamofobia, 20 vjet më vonë: A ka shpresa se do e mundim

nga Robin Richardson.

Dëshirojmë ti japim fund dhimbjeve dhe dëmeve të islamofobisë, si dhe demonizimit të të tjerëve. Ne dëshirojmë një fillim të ri, shkruan Robin Richardson.

Njëzet vjet më parë si në këtë muaj, Runnymede Trust, një insitut i studimeve strategjike me bazë në Londër, botoi raportin “Islamofobia: Një sfidë për të gjithë”.

Nuk ishte Runnymede ai që shpiku fjalën “islamofobia”, por ai arriti të ndihmojë në përhapjen e kësaj fjale në mbarë botën.

Kjo fjalë nuk ishte dhe nuk është krejtësisht e kënaqshme. Tani është pranuar përgjithësisht si një shkurtim i dobishëm për tju referuar përzierjes të diskursit, sjelljes dhe strukturave që shprehin mosbesimin, armiqësinë dhe refuzimin e jo-muslimanëve ndaj personave me trashëgimi dhe traditë myslimane, si dhe ndaj shoqërive dhe kulturave islame.

Protesters hold a banner reading ‘No more mosque’ during a demonstration by the UK branch of the German group ‘Pegida’ in the city centre of Newcastle upon Tyne, Northern England on February 28, 2015.The German-based PEGIDA movement, which opposes what it calls the “Islamisation” of Europe, was staging its first demonstration on British soil on Saturday. AFP PHOTO / OLI SCARFF / AFP / OLI SCARFF

Islamofobia është një veçori jo vetëm e marrëdhënieve ndërkombëtare midis vendeve perëndimore dhe vendeve të Lindjes së Mesme, por është edhe një veçori e klimës së brendshme në vendet perëndimore ku njerëzit me trashëgimi muslimane jetojnë si pakicë.

Disa nga besimet dhe sjelljet për të cilat i referohet islamofobia kanë ekzistuar për shumë shekuj. Të tjerët janë relativisht të rinj dhe janë zhvilluar vetëm pasi që komunitetet musliamne u krijuan në shoqëritë perëndimore në vitet 70.

Në të gjitha format e saj, islamofobia ka një varg shkaqesh dhe shtytësish. Ajo është e rrezikshme dhe e dëmshme në një sërë mënyrash të ndryshme.

Poeti somalez Warsan Shire shkroi në vitin 2015:

“Mbaja një glob në dorë
e preka me gishta gjithë atë botë
dhe pëshpërita me vete
a ndjen në ndonje vend dhimbje?

ai mu pergjigj me po
kudo
kudo
kudo.”

Bota dhemb kudo. Ka shumë lloje lëndimesh, pasi ka edhe shumë lloje të vendeve ku ndodh lëndimi.

Ka ngjashmëri midis llojeve të ndryshme të lëndimeve të shkaktuara nga islamofobia. Megjithatë është e rëndësishme të bëhet dallimi midis tyre.

Raporti i Runnymedeit i bërë 20 vjet më parë dallon katër lloje kryesore të lëndimeve në vendet perëndimore:

-Qëndrimet dhe supozimet, me të cilat te gjithë myslimanët i shohin me një sy njësoj, pavarësisht nga kombësia, klasa sociale, gjinia dhe ideologjia politike. Në thelb i konsiderojnë myslimanët si kërcënim, të ndryshëm nga jo-muslimanët, pa vlera, nevoja ose interesa të përbashkëta

-Dhuna e cila përfshin jo vetëm krimet e urrejtjes ndaj personave dhe pronës, por edhe mikro-agresionet dhe keqtrajtimi i të huajve në vende publike

-Diskriminimi direkt dhe indirekt në punësim dhe ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë sistemin e drejtësisë penale dhe të ashtuquajturat masa kundër terrorizmit

-Përjashtimi nga vendimmarrjet politike dhe nga jeta kulturore. “Muslimanët e humbur”, ishte titullii një raporti të kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar

Midis këtyre katër llojeve të lëndimeve ka lidhje, theksoi nje raport i vitit 1997. Secili mund të jetë një shkak dhe pasojë. Thuhet se vetëm ata që janë të përjashtuar dhe që e ndjejnë dhimbjen e dinë më mirë se ku u vret këpuca.

E ngjashe është me ata që përhapin urrejtje dhe kryejnë sulme, qoftë në terrenin e lojës apo dhe në rrugë, nuk e dinë fiks se çfarë i shtyn.

Kush përfiton nga islamofobia, ose mendon se perfiton si në planin afat shkurtër dhe atë afatgjatë? Cilat janë shkaqet, faktorët përkeqësues, funksionet dhe qëllimet?

Është bërë gjithnjë e më e qartë gjatë 20 viteve të fundit se islamofobia është shkaktuar dhe përkeqësuar nga disa tendenca të veçanta që vijnë së bashku dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Ato përfshihen si në vijim:

Format e pabarazisë: Ka një dëshirë për të justifikuar modelet e pabarazisë në shoqëritë moderne perëndimore, të cilat punojnë për disavantazh, ndaj komuniteteve myslimane

Shpërndarja e lëndës së parë djegëse: Ka një dëshirë në vendet perëndimore për të ruajtur dhe mbrojtur furnizimin me lëndë të parë djegëse në Lindjen e Mesme; për të justifikuar pushtimet ushtarake të Irakut, Libisë dhe Afganistanit; dhe për të motivuar trupat perëndimore dhe shërbimet e sigurisë për të keqtrajtuar, torturuar dhe vrarë.

Izraeli / Palestina: Vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë të qëndrojnë pranë dhe të mbështesin shtetin e Izraelit, veçanërisht udhëheqjen e tanishme në marrëdhëniet e saj me Palestinën

Pasiguria globale: Qeveritë nuk mund të kontrollojnë si në të kaluarën, kufijtë ekonomikë, financiarë, kulturorë dhe ekologjikë. Pasiguritë që rezultojnë çojnë në fajësime pa bazë dhe panik moral. Muslimanët dhe pakicat e tjera bëhen armiqtë e përshtatshëm dhe shenjestrat, edhe pse ata nuk janë shkaqet kryesore.

Presionet komerciale në media: Pronarët dhe redaktorët dëshirojnë të shesin gazeta dhe për këtë arsye nxisin dhe orkestrojnë frikë, duke e përhapur dhe duke iu përgjigjur panikut moral. Ata duan t’i sigurojnë lexuesit se kërcënimet ndaj identitetit, statusit dhe normalitetit janë kuptuar dhe mund të trajtohen

Politikat elektorale: Partitë politike dhe politikanët individualë dëshirojnë të fitojnë vota në zgjedhjet lokale dhe kombëtare dhe të zvogëlojnë atraktivitetin e kundërshtarëve politikë. Kjo shpesh i çon ata të përdorin ksenofobinë, për shembull duke luajtur kartën muslimane. Ndonjëherë bëhet me forcë, nganjëherë bëhet më butë

Skepticizmi, sekularizmi dhe lejueshmëria: Në vendet perëndimore ekziston një skepticizëm i përhapur ndaj besimeve fetare, identiteteve dhe institucioneve (të gjitha besimet, jo vetëm ndaj islamit) të përziera ndoshta me zili ndaj atyre që janë fetare. Në të njëjtën kohë ekziston një refuzim dhe ngurrim në jetën e përditshme ndaj zakoneve tradicionale modeste dhe jo vetëm zakoneve islame. Kjo nganjëherë përzihet me një dyshim të paqartë se liria perëndimore ka të metat e veta

Injorancë fetare: Jo vetëm injorimi i fakteve elementare por edhe një dështim i madh për të kuptuar natyrën dhe funksionin e gjuhës fetare, ose “të folurën e Zotit”. Një injorancë e tillë nuk njihet mes besimtarëve të thjeshte dhe të devotshëm: nuk është vetëm shenjë dalluese e skeptikëve

Trashëgimia historike: Për shumë shekuj kulturat myslimane dhe perëndimore janë angazhuar në konflikte ushtarake me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet dhe perceptimet reciproke janë prekur thellë nga pushtimi, rezistenca dhe rebelimi. Shpesh konfliktet janë parë nëpërmjet një perspektive fetare në besimin se “Perëndia është në anën tonë” dhe se armiku është demonik dhe satanik. Por feja rrallë herë mund të ketë qenë shkaku i vetëm ose kryesor i konfliktit.

Të kapur nga stuhia e këtyre tendencave njerëzit ecin me idene ose lufto ose largohu. Sic e përshkoi edhe disidenti rus Aleksandër Solzhenic arkipelagun Gulag me fjalët, ah sikur gjithçka të ishte kaq e thjeshtë.

“Në qoftë se do të kishte diku vetëm njerëz të këqij që kryenin vepra të këqija, do ishte e nevojshme ti ndaje ata dhe ti shkatërroje. Por linja që ndan të mirët dhe të këqijtë shkon nëpër zemrat e çdo qenieje njerëzore … Edhe brenda zemrave të mbushura me të këqija, ndodhet një vend i vogël ku ruhet e mira. Dhe madje edhe në zemrat me të mira mbetet një qoshe e vogël e së keqes”.

Një formë joshëse e thjeshtësisë është ajo që dallon mes atyre që janë më të mirët se ne dhe se ata. Këto thjeshtësi përfshijnë lidhje me njerëzit si ata si …

… të gjithë njësoj, një masë monolitike, e padiferencuar

… krejtësisht të ndryshëm në çdo mënyrë domethënëse, pa vlera ose interesa të përbashkëta

… një kërcënim, ndoshta edhe një kërcënim fizik. Sigurisht një kërcënim për ndjenjën e statusit, historisë dhe identitetit, me fjalë të tjera kërcënim për ekzistencën e tyre

… iracional, i dhunshëm dhe destruktiv, i motivuar vetëm ose kryesisht nga urrejtja, pasi nuk ka asnjë arsye tjetër të mundshme për armiqësi apo madje kritika.

… të prirur për të bërë kritika që janë të pajustifikuara, nëse ndonjëherë ia vlen të merresh me to.

Përfundimi i këtyre pritjeve të ndryshme, veçmas dhe në kombinim me njëri-tjetrin, është supozimi se ndërveprimi dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet njerëzve si ne dhe njerëzve si ata janë në thelb të pamundura.

A mund të ndihmojnë vlerat e Iluminizmit?

Shumica e përkufizimeve të fjalorit të fesë i referohen Perëndisë ose perëndive, mbinatyroreve apo të jashtëzakonshmëve. Ata nënkuptojnë që individët me vetëdije zgjedhin nëse do të besojnë ose jo se një diskurs i tillë i referohet realiteteve që ekzistojnë.

Por për shumë njerëz feja nuk zgjidhet por jepet, dhe ka shumë më tepër të bëjë me trashëgiminë. Ka një ndjenjë të përkatësisë në një komunitet të madh të angazhimit në praktika të caktuara kulturore, më shumë sesa të mbash bindje të caktuara mbi mbinatyroren ose të jashtëzakonshmen.

Prandaj, feja mund të lidhet me identitetin etnik, fisnor, “racial” ose nacional, dhe me mënyrën se si një person perceptohet dhe trajtohet në këto aspekte nga të tjerët.

Por kur ndodh kjo vijnë rreziqet. Kur shpërthen lufta thuhet se e vërteta është viktima e parë dhe pas të vërtetës vjen fitorja e parë. Zoti siç thuhet është rekrutuesi i parë, si për sulmin ashtu edhe për mbrojtjen.

Nëse islamofobia duhet të çrrënjoset, atëherë duhet t’i kushtohet vëmendje atyre që nganjëherë njihen si vlera të iluminizmit, grupi i ideve dhe praktikave që mblodhën forcë në klimën intelektuale, kulturore, morale dhe politike në Evropë dhe Amerikën e Veriut gjatë shekullit të 18-të. Trashëgimia e tyre shihet, ndër të tjera, në legjislacionin e barazisë dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut në epokën moderne.

Idetë e Iluminizmit përfshinin përdorimin e arsyes dhe përparimin e shkencës; mendimin e lirë, tolerancën e mospajtimit, të drejtat dhe përgjegjësitë e individëve, pavarësinë dhe emancipimin në çështjet e kombeve, demokracinë joliberale dhe përfaqësuese, anti-klerikalizmin, laicitet dhe ndarjen e kishës nga shteti, humanizmin si një botëkuptim i dallueshëm, i eksploruar dhe i paraqitur në art, si dhe në filozofi; shkencat shoqërore, veçanërisht antropologjia, sociologjia dhe psikologjia, sundimi i ligjit që dallon nga despotizmi dhe arbitrarja e zyrtarëve, sekularizmi procedurial në administratën publike, kozmopolitanizmi dhe internacionalizmi, si dhe triniteti i njohur i barazisë, lirisë dhe solidaritetit.

Rivendosja e besimit pas rrënimit të tij

Shpesh vlerat e Iluminizmit kanë qenë dhe janë ende në kundërshtim me fenë. Feja nga ana tjetër ka qenë dhe është akoma dyshuese ose drejtpërdrejt armiqësore ndaj vlerave që lidhen me Iluminizmin.

Por këto dy grupe vlerash kanë ndikuar thellë tek njëri-tjetri. Në më të mirën ata kritikojnë dhe përfitojnë nga njëri-tjetri. Mund të ketë ndërthurje dhe përforcime të dyanshme.

Vlerat e iluminizmit dhe feja mund të veprojnë ndaj njëri-tjetrit si miq kritikë. Në më të mirën ata bashkarisht sfidojnë, kundërshtojnë dhe propozojnë alternativa ndaj atyre vlerave të njohura lirisht si neoliberalizmi, neo-konservatorizmi, diskurset populiste dhe naziste të cilat ishin kaq të dukshme në vitin 2016 gjatë referendumit në Britaninë e Madhe dhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Mund të vlerësojmë artin fetar, arkitekturën, tregimet, poezinë, muzikën dhe teatrin pa patur nevojë për shperndarjen e besimeve që ata shprehin ose supozojnë.

Në mënyrë të ngjashme, shumë nga traditat fetare dhe filozofike përmbajnë koncepte, urtësi dhe mësime që mund të sfidojnë në mënyrë të vlefshme strategjitë, politikat dhe prioritetet e qeverive laike, kombëtare dhe lokale me ide të tilla si mëshira, pajtimi, gëzimi, shpresa, lumturia dhe kujdesi për të tjerët. Këta gjithashtu meritojnë një prani dhe dëgjim në arenën publike.

Siç e shkruan edhe romancieri Philip Pullman në “Daemon Voices: Essays on Storytelling”, sfida është “të rimarrësh vizion qiellor në momentin e rrënimit fetar dhe të kuptosh se natyra jonë njerëzore kërkon kuptim dhe gëzim.

Dashuria e pasionuar e botës fizike, shton Pullmani, “do të rritet dhe do të shtojë arritjet e mendjes njerëzore si shkencën dhe artin”.

Një shembull i mirë i kësaj është Dr Azin Kureshi, një karakter në romanin “Përkthimi i eshtrave” e Francesca Kayit. Kureshi është me prjardhje myslimane nga Azia Jugore, por i lindur dhe arsimuar ne Angli. Ai e sheh veten si “i denjë, i civilizuar, tolerant dhe inteligjent” sikur nuk ka nevojë për ndihmë mbinatyrore.

Kay na informon, në qoftë se Kureshi do duhet të zgjedhë një pjesë muzike për të marrë me vete në një ishull të shkretë, atëherë ai do merrte Pasionin e Shën Mattheut të Bahut.

“Kjo frymë muzikore e shpresës dhe lotëve e shtyu atë thellë, të perkulej, të lutej duke arritur qiellin … Ajo që ai pa në atë ngritje ishte aspirata njerëzore.” Një shpresë dhe një aspiratë e tillë mund të jetë midis rezultateve të dialogut të matur dhe të respektueshëm mes vlerave fetare dhe vlerave të Iluminizmit.

Kur do të përfundojë lëndimi?

Ne dëshirojmë t’i japim fund dhimbjeve dhe dëmeve të islamofobisë dhe demonizimit të të tjerëve. Ne dëshirojmë për veten dicka të re.

Por a është kjo dëshirë vetëm një ëndërr e paarritshme, naive dhe e cmendur pa kurrëfarë kuptimi? Bota e ndjen dhimbjen kudo dhe njerëzit e kane te pamundur të tërheqin vijën midis të mirës dhe të keqes në zemrat e tyre, si dallim për njerëzit si ne dhe njerëzit si ata.

Shtetet e Bashkuara e kanë zgjedhur Donald Trumpin si president të vetin. “Vullneti i popullit britanik”, thuhet se ishte të kthyerit e shpinës ndaj Europës.

Aktualisht ekziston një ringjallje e nacionalizmit ekstremist të djathtë, ksenofobisë në të gjithë botën perëndimore e nxitur edhe nga shumica e gazetave që qarkullojnë masivisht. Cilat arsye duhet të besojmë si të arsyeshme, a nuk duhet të shpresojmë dhe të përpiqemi për një botë më të mirë?

Secili person ka arsyet e veta të përziera për të shpresuar. Ndër arsyet e tyre ka të ngjarë të jetë perceptimi se ka më shumë si ne se në ditët e këqija, dhe ne jemi të prirur të mendojmë. Ne kemi shumë miq.

Vetëm 52 për qind e njerëzve që votuan në referendumin e Brexit të vitit të kaluar votuan për Lirinë. Jo të gjithë ishin të motivuar vetëm ose kryesisht të motivuar nga ksenofobia. Vetëm 26 për qind e votuesve që ishin ne gjendje të votonin në SHBA votuan për Trumpin.

Nëntëdhjetë e nëntë për qind e njerëzve, sipas Wislawa Szymborska fituese e çmimit Nobel në Letërsi, janë të denjë për ndjeshmëri.

Solzhenicin thotë: “Edhe në zemrat e mbushura me të keqja, një urë e vogël e të mirës ruhet. Ne kemi shumë miq, ose miq të mundshëm”.

Statistikat e mëtejshme na japin një ndjenjë proporcioni. Siç thekson edhe historiani Yuval Noah Harari, ju deshën rreth 200,000 vjet që homo sapiensët të fillonim të evolonin në Afrikën Lindore, por vetëm 12,000 vjet më parë ndodhi revolucioni bujqësor, ku drithërat filluan të kultivoheshin dhe kafshët filluan të zbuteshin.

Revolucioni shkencor u bë vetëm 400 vjet më parë dhe Revolucioni Industrial vetëm 200 vjet më parë. Ishte në jetën e njerëzve të gjallë që në sajë të globalizimit, njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të jetojnë në një shoqëri të vetme botërore.

Nuk ka dyshim që homo sapiens të jetë aq i mençur dhe i urtë sa është i dëshirueshëm. Ne mund të jemi speciet e para që kemi nderin e keq për ta zhdukur vetveten. Por ne do të jemi perreth për një kohë shumë të gjatë. Përderisa ka jetë, ka edhe shpresë.

Robin Richardson është ish-drejtor i Runnymede Trust. Ai ka qene redaktor i raportit të Trustit mbi Islamofobinë ne vitin 1997. Ky artikull bazohet në materialin e një leksioni i tij të mbajtur në Universitetin Leeds më 9 nëntor. Trust publikon raporte që shqyrton islamofobinë që prej vitit 1997./middleeasteye/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne