Autor: Xhon Espozito

Njëzetë vite nga 11 Shtatori, makineria e Islamofobisë ende punon me ritme të larta për të stigmatizuar myslimanët anembanë botës, duke përdorur etiketimin e terrorizmit për të margjinalizuar çdo kundërshtar, u shpreh një profesor amerikan në Konferencën Ndërkombëtare të Islamofobisë, e cila u mbajt në Stamboll.

“Ajo çka ju shihni është frika irracionale. Sot çdo bisedë e përditshme në shoqëritë kryesore shpreh frikë rreth Islamit,” citohet në ketë thënë sipas World Bulletin, Xhon Espozito një profesor i fesë marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i studimeve Islamike në Universitetin e Xhorxhtoun.

“Përfundimet e tyre janë marrë aq të mirëqena, dhe janë bërë të vërteta që nuk kanë nevojë për prova, as thelb, dhe që nuk sfidohen në sferën publike.”

Espozito ligjëroi në Konferëncën Ndërkombëtare të mbajtur në Stamboll mbi “Islamofobinë: Ligjin dhe Median”.

Në seancën e titulluar “Islamofobia dhe Roli i Medias”, Espozito theksoi se qysh prej vitit 1990, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ishin dëshmitare të fillimeve të shpejta të manifestimeve moderne të Islamofobisë. Këto fushata të Islamofobisë ishin të udhëhequra kryesisht nga 7 fondacione amerikane të cilat ofruan 42,5 milion $ në mbështetje të islamofobëve dhe faqeve të tyre të internetit gjatë gjithë dekadës së fundit, shtoi Espozito.

“Do të kisha qenë dakord se fuqia e Islamofobisë sot vjen nëpërmjet medias sociale e cila ndikon dhe prodhon efekt ndaj kulturës popullore më shumë se disa prej medias tradicionale,”-u shpreh ai.

“Ajo çka ne kemi parë deri më sot dhe më parë për Islamofobinë është maja e ajsbergut.”

Të bazuar mbi frikëra irracionale 31 shtete të SHBA-ve kanë miratuar ligjislacione anti Sheriat.

“Problemi është se kush po i kërkon ligjislacionet kundra Sheriatit? Njerëzit në shtetet që as nuk e dinë se çfarë është Sheriati, u përgatitën për të votuar ligjet anti-Sheriat”-u shpreh Espozito.

Stigmatizimi i Islamikëve

Espozito kritikoi ato që iu shmangën çështjes në lidhje me legjitimitetin e “grushtit të shtetit” egjiptian për shkak të frikës nga një qeveri islamike, duke e parë atë si një rezultat të frikës palogjikë të islamofobisë.

“E njëjta gjë është e vërtetë në aspektet e përsëritjes së thjeshtë të akuzave, duke mos parë në nivelin e dhunës nga regjimi ushtarak,” tha Espozito.

“Me mijëra njerëz janë vrarë apo dhunuar.”

Espozito shtoi se e njëjta frikë pa baza logjike e islamikëve u zbatua në retorikën e Egjiptit brenda dhe jashtë vendit, pasi ushtria rrëzoi Presidentin Muhamed Mursi. Duke dënuar standardet e dyfishta të zbatuara ndaj veprimeve ushtarake, Espozito shpjegoi se dhe sikur një e dhjeta e akteve të dhunës masive të kishte ndodhur nën një qeveri Islamike, apo një qeveri të orientuar nga qeveria e Mursi, aty do të kishim patur britma që do ta cilësonin atë si një “valë terrori”.

Ai kritikoi gjithashtu edhe ato të cilët “ nuk shkojnë përtej dhe të shqetësohen nëse ishte apo jo një grusht shteti, apo të mendonin nëse është legjitime të rrezosh një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike përpara se të miratonin nxjerrjen jashtë loje të kësaj qeverie.”

Norman Geri Finkelshtain, një shkencëtar politik amerikan i specializuar në anti-Semitizmin dhe konfliktin Izrael-Palestinë ra dakord mbi këtë qëndrim.

Ai tha se një përkufizim i përbashkët për anti-Semitizmin dhe Islamofobinë do të ishte: ‘Përgjithësimi, duke shenjestruar një grup kyç besimi, që është i dëmshëm dhe irracional dhe që do të mund të përfshinte: Myslimanët janë terrorista dhe Hebrenjtë janë të pavlerë, apo se Holokasti nuk ka ndodhur kurrë dhe se Islami është mbi të gjitha vetëm fe.’

Finkelshtain theksoi se përkufizimet dhe etiketimet nuk janë të dobishme, porse më shumë kanë prirje ti largojnë njerëzit nga shqetësimi kryesor- për të gjetur të vërtetën.

 

*Shënim: Kjo konference eshte mbajtur me perpara por eshte nje e vertete aktuale dhe shume e qelluar edhe ne ditet e sotme./ ekuiliber

 

18