Itali, punonjësit publik dhe privat në grevë të përgjithshme

Punëtorët në disa sektorë jetik kaluan në grevë të përgjithshme për të protestuar ndaj pagesës së ulët dhe ndaj të drejtave të pamjaftueshme sociale në Itali.

Greva në fushën e transportit, shëndetësisë, arsimit dhe në atë të shërbimit zjarrfikës u organizua nga punonjësit e sektorit publik dhe privat, pas thirrjes nga sindikata të ndryshme. Pritet që në disa shërbime të pasojnë ndalesa.

ATAC, një kompani publike e transportit të autobusëve që shërben në kryeqytetin Romë, njoftoi se rrjeti i transportit në të gjithë qytetin do të ndikohej nga greva.

Disa nga linjat do të rrjedhin midis orëve të pasdites, përkatësisht nga ora 17 deri në ora 20 sipas kohës lokale në Itali.

Kompania hekurudhore e Italisë “Ferrovie Dello Stato” tha se linjat e trenave me shpejtësi të lartë do të funksionojnë rregullisht, por trenat rajonal do të shërbejnë në disa orë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shërbimet midis stacionit qendror hekurudhor të Romës “Termini” dhe Aeropotit “Fiumicino” nuk do të ndikohen nga greva.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne