Italia dëbon 2 vëllezër shqiptarë, kishin lidhje me një terrorist nga Çeçenia

Me urdhër të Prokurorisë së Barit, Drejtoria e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar operacionin “Caucaso Connection”  i cili çoi në arrestimin e një shtetasi çeçen e në dëbimin e 3 shtetasve, dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetase ruse.

Shtetasi çeçen 38 vjeçar Bombataliev Eli është arrestuar me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e për rekrutim e përhapje të propagandës xhihadiste.

Hetimet kanë vërtetuar se shtetasi çeçen ka qënë pjesë e komandës xhihadiste të grupit “‘Emirato del Caucaso ” që në natën e 3-4 dhjetorit të 2014 sulmoi Selinë e shtypit dhe një shkollë në kryeqytetin cecen Grozny ku mbetën viktima 19 persona.

Gjithashtu 38 vjeçari çeçen ka luftuar përkrah forcave të ISIS në Siri në vitet 2014 e 2015.

Identifikimi i 38 vjeçarit çeçen është bërë pas hetimeve të kryera ndaj luftëtarëve çeçen  që tranzitojnë në Itali e që janë në lidhje me grupet terroriste si në Siri ashtu dhe në vndet europiane apo në ato kaukaze. Një informacion mjaft të rëndësishëm ndaj terroristit çeçen të arrestuar kanë dhënë shërbimet sekrete belge të cilat kanë vërtetuar se Bombataliev Eli ishte pjesë e një grupi rekrutuesish e luftëtarë të ISIS, mjaft aktiv në Belgjikë.

Opracioni i Antiterrorizmit italian ka çuar dhe në dëbimin nga territori italian për arsye sigurie kombëtare dhe të 2 vëllezërve shqiptarë 23 e 26 vjeç me inicialet M.O. e M.L. si dhe të shtetases ruse K.M  49 vjec.

 Dy vellezërit shqiptarë banonin prej vitesh në Potenza e janë me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali. Sipas antiterrorizmit italian nën influencën e çeçenit BOMBATALIEV Eli , dy vëllezërit shqiptarë janë indoktrinuar me propagandë xhihadiste me qëllime terroriste e përbënin një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërsa shtetasja ruse 49 vjeçe me inicialet K.M e banuese në Napoli është pa leje të rregullt qëndrimi në Itali e nën influencën indoktrinues të çeçenit të arrestuar ishte e gatshme të krynte vetëflijimin në idealet e ISIS.

Në operacionin e antiterrorizmit italian morën pjesë policia e qytetit të Napolit, Foxhias e Potenzës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne