Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit ‘Habilaj’

Shtetasi Nazer Seiti, i arrestuar dy ditë më parë si pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj, rezulton të ketë luajtur rolin e financierit, pra që ka kontrolluar pasuritë e grupit Habilajt të fituara nga aktiviteti kriminal i drogës.

Report Tv ka mësuar se fill pas prangosjes së tij nga policia shqiptare, italianët kanë sjellë kërkesën për esktradim ndaj këtij shtetasi, i cili është i hetuar si personi që kujdesej për financat e grupit kriminal dhe mbante llogaritë nga paratë që fitoheshin prej aktivitetit kriminal.

Kërkesa për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e kriemve të rënda ku po ashtu do të vlersohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton canabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e policisë tiranë.

Në rast ekstradimi drejt italisë Seiti do ti bashkëngjitet të pandehurve të tjerë mes tyre dhe Moisi Habilajt të konsideruar kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të italisë në territorin shqiptarë janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.

Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesj për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne