Biznesmeni, të cilit mbrëmë në Vlorë, i vendosen një sasi tritoli poshtë makinës ka dhënë dëshminë e tij për policinë.
Mësohet se i riu Endri Sadedini është shprehur i habitur për sa i ka ndodhur.
“Nuk di se kush mund ta ketë bërë, unë nuk kam pasur konflikte me askënd dhe as nuk kam marrë kërcënime”- ka thënë ai në polici.
Ndërkohë mesohet së deri më tani janë shoqëruar 7 persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, por ende nuk ka ndonjë autor të dyshuar.
Edhe pse pronari i automjetit ka mohuar konfliktet, policia bën me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes.