Presidenti i Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të ARM-së, Gjorge Ivnaov i shoqëruar me shefin e Shtabit Gjeneral, gjeneral-major, Vasko Gjurçinovski sot i ka vizituar dhe ua ka uruar Vitin e Ri 2019-të përfaqësuesve të ARM-së në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.

Gjatë vizitës Ivanov pati takim me komandantin e Brigadës së Katërt Mekanike Tokësore, të ashtuquajtur “Leopardët”, nënkolonel Boro Llatkovski.

Ivanov ka pasur lidhje direkte me ushtarët, të cilët momentalisht gjenden në misione paqësore jashtë kufijve të Maqedonisë, të cilëve ua ka uruar Vitin e Ri dhe festat e krishtlindjeve.

“Presim që këtë vit ta marrin ftesën përfundimtare dhe të bëhemi anëtare e NATO-s”, tha presidenti Ivanov dhe shtoi se tradicionalisht çdo janar është në mesin e ushtarëve.

16