Ivanov: Mossuksesin e BE-së në Ballkan e shfrytëzon Kina dhe Rusia (Video)

Bashkimi Evropian e la hapur derën ndaj kërcënimeve strategjike kineze dhe ruse për Ballkanin për shkak mos investimit në rajon, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për gazetën britanike Telegraf. Ai vlerëson se BE-ja është e mbërthyer në mendimet e shekullit të 20 dhe mosmarrëveshjet e vogla nuk i kanë lejuar që të përballet me sfidat e shekullit të tanishëm, si migrimi masiv, krimi digjital dhe revanshizmi i Rusisë.

Gjorgje Ivanov, President i Maqedonisë

“Bashkimi Evropian e lë derën hapur për ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, për shkak të pasuksesit absolut të tij që të angazhohet dhe të investoj në rajon. Deri në kohët e fundit, nuk kemi parë investim rus në Maqedoni. Por, siç tërhiqet Evropa, përkatësisht nuk qëndron pas premtimeve të saja se Ballkani do të jetë pjesë Bashkimit Evropian, ajo është si thirrje e BE-së ndaj të tjerëve që të vijnë dhe të mbushin atë hapësirë”.

Ivanov ka theksuar edhe dështimin e Evropës që t’i drejtoj investimet në koridorin e infrastrukturës lindje-perëndim që lidh detin Adriatik dhe Detin e Zi, si shembull për shkurtpamësi i BE-së, ashtu siç është fokusuar në koridorin veri-jug që lidh Greqinë dhe Serbinë. Duke folur për ardhmërinë evropiane të vendit, Ivanov tha se anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike po bllokohet nga Greqia dhe kjo e vendos në pasiguri gjeopolitike vendin.

Gjorgje Ivanov, President i Maqedonisë

“Qëllimi i Maqedonisë që të anëtarësohet në BE dhe NATO momentalisht është i bllokuar nga Greqia, e cila vendosi veto në negociatat për anëtarësim për shkak të kontestit shumëvjeçar rreth të drejtës së Ish Republikës Jugosllave të emrit që e mban edhe rajoni i Greqisë veriore. Bllokimi i vazhdueshëm i Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, apo për fillimin e negociatave qasëse drejt BE-së, vendos vendin në pasiguri gjeopolitike, çka e karakterizon qasjen izoluese të Evropës drejt sfidave me të cilat ballafaqohet kontinenti”.

Ivanov ka theksuar se vendi përballet me kriza politike në çdo 2 apo tre vite dhe kjo krijon një ndjenjë depresive./SHENJA/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne