Ivanov do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Erdoan

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Presidenca bëhet e ditur se Ivanov do të vijë në Turqi ditën e martë më 20 shkurt.

“Në takimet që do të zhvillohen gjatë vizitës parashikohet të shqyrtohen hapat që mund të hidhen për të zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë si dhe për hapat e përbashkëta që mund të hidhen për mirëqenien, paqen dhe zhvillimin e dy vendeve dhe tërë Ballkanit” shkruhet në deklaratën e presidencës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne