Izrael – Deputeti arab uron Presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, tërbohen çifutët

Një deputet arab në Parlamentin e Izraelit foli me lëvdata për Turqinë dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Mesazhi urues i Taleb Abu Arar nga Lista e Bashkuar Arabe shkaktoi reagimin e deputetëve çifutë.

“Përgëzoj popullin turk dhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pavarësisht atyre që e urrejnë, për suksesin e madh të tyre në zgjedhjet e së dielës”, deklaroi ai. [youtube https://www.youtube.com/watch?v=tWfiF3E5nb4]

Pas këtij urimi, deputet hebrenj kërkuan që të ndërpresin fjalimin e Abu Ararit.

Mirëpo ai ngriti zërin duke shprehur fuqishëm mendimet e tij për Turqinë në Parlamentin izraelit.

“Allah, të qofshim falë mijëra herë! Turqia është një shtet i pavarur dhe sovran. Qoftë një mijë herë e bekuar!”

Me këto fjalë, Parlamenti izraelit u trazua edhe më shumë.

Reagimet kundër deputetëve arabë vijuan për një kohë të gjatë.

Blloku i Listës së Bashkuar Arabe formohet nga disa forca politike të themeluara nga palestinezët me nënshtetësi izraelite.

Lista e Bashkuar Arabe përfaqësohet në Parlamentin e Izraelit me 13 deputetë, nga gjithsej 120./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne