Izrael: Donte të bëhej muslimane, babai i krishterë vret 17-vjeçaren

Një i krishterë izraelit është akuzuar për vrasjen e vajzës së tij adoleshente lidhur me marrëdhënien e saj me një të ri musliman dhe dëshirën për t’u konvertuar në Islam.

Sami Karra dyshohet se vrau vajzën e tij 17-vjeçare Henriette, sepse ai kundërshtoi marrëdhënien e saj me një musliman i cili po kryente në burg, sipas Haaretz.

Gazeta raporton se Henriette kishte planifikuar të kthehej në Islam.

Nëna e Henriette, Aliham, i tha policisë se burri i saj ndihej i turpëruar nga sjellja e vajzës së tij dhe e pa atë si një fyerje ndaj “nderit të familjes”.

Familja u përpoq në mënyrë të përsëritur ta bënte atë që t’i jepte fund marrëdhënies. Henriette u vra më 13 qershor, dy javë pasi u largua nga shtëpia për shkak të dhunës ndaj saj nga anëtarët e familjes.

Pasi u largua nga shtëpia, ajo u fsheh prej tyre në disa vende, duke përfshirë edhe shtëpinë e nënës së të dashurit të saj. Familja pastaj kërcënoi nënën, duke e detyruar adoleshenten të gjente një vend tjetër për të qëndruar.

Një javë para vrasjes, Henrietta paraqiti një ankesë kundër nënës së saj, ndërsa policia u thirr gjithashtu në një incident ku babai i saj dyshohej se po e rrihte dhe kërcënonte atë.

Ajo u vra pasi i tregoi një të afërmi se kishte ndër mend të kthehej në Islam. I afërmi telefonoi babanë e saj dhe i tregoi planet e saj. Aktakuza pretendon se babai më pas vendosi ta vriste atë.

Ajo u gjet e vdekur në kuzhinën e shtëpisë së prindërve të saj me plagë thike në qafë.

“Ashtu si kam qenë në burg [në të kaluarën], ashtu do të rri në burg gjithë jetën time, nuk më intereson”, raportohet të ketë thënë i ati i vajzës

Haaretz raporton se Karra ka një rekord të gjatë kriminal, me dënimin e tij të fundit që ndodhi në vitin 2004 për krime që përfshijnë kërcënime, dhunim të pronës dhe trafikim e posedim të drogës.

Familja është e lidhur me gjykatësin Xhorxh Karra, që punon në Gjykatën Supreme të Izraelit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne