Izrael – Netanjahu pohon: Goditëm objektivat iraniane në Damask

Në një deklaratë para takimit javor të kabinetit qeveritar, Netanyahu mori përsipër zyrtarisht, si kurrë më parë, përgjegjësinë e sulmeve të zhvilluara që nga dita e premte e këtej në disa pika në Damask, bën të ditur gazeta izraelite “Haaretz”.

Pasi ka thënë se në 36 orët e fundit ushtria izraelite ka goditur objektivat e “Iranit dhe të Hezbollahut” duke përfshirë edhe depot e armëve të Iranit në Damask, Netanyahu ka theksuar se Izraeli ka realizuar edhe më parë sulme të ngjashme.

Me këtë deklaratë, Netanyahu ka pranuar për herë të parë në mënyrë zyrtare përgjegjësinë e sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në rrethinat e Damaskut.

Një pohim i ngjashëm ka ardhur edhe nga shefi i Shtatmadhorisë së Izraelit, Gadi Eizenkot, mandati i të cilit përfundon javën e ardhshme. Ai ka potencuar se në 4 vitet e fundit, krahas Sirisë, ushtria izraelite ka zhvilluar sulme ndaj mijëra objektivave edhe në vende të tjera, por pa i përmendur emrat e tyre.

Avionët luftarakë izraelitë ndërmorën mbrëmjen e së premtes sulme me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, në lindje të kryeqytetit sirian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne