Izrael,“Dita e të burgosurve’ mijëra të burgosur palestinezë në grevë urie

Mijëra të dënuar palestinezë kanë nisur këtë të hënë një grevë uri.

“Rreth 1300 të dënuar kanë nisur grevën e urisë dhe ky numër mund të rritet në orët në vazhdim” u shpreh një zyrtar i burgut duke shpjeguar se të dënuarit i janë përgjigjur një apeli të lëshuar nga Marwan Barghouthi lider i palestinezëve i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e 5 pesronave.

Ai që prej vitit 2002 ndodhet në një burg të sigurisë së lartë

‘Të burgosurit po protestojnë për kushtet aspak të mira të burgut’ u shpreh zëdhënësi i grupit të të burgosurve.

Sipas këtij klubi administrata e burgut u ka konfiskuar të burgosurve të gjitha sendet dhe se protesta do të përhapet edhe në burgje të tjera.

Kjo grevë urie nisi pikërisht në celebrimet e “Ditës së të burgosurve’ e cila festohet nga palestinezët cdo vit dhe ka një traditë 40 vjecare.

Edhe dje në shumë qytetet palestineze mijëra njerëz zbritën në sheshe me pankarta në duar ku ishin foto të familjareve të burgosur.

Më shumë se 6500 palestinezë, mes tyre 62 gra dhe 300 minorenë janë të mbyllur aktualisht në burgjet e Izraelit.

Ndërsa të burgosurit janë të vendosur për të vijuar grevën ministri i Sigurisë së Brendshme në Izrael Ghilad Erdan paralajmëroi se nëse greva të tilla vijojnë atëherë do të merren masa disiplinore./ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne