Izraeli aleat i vërtetë i Turqisë?!

Radio Evropa e Lirë raportoi se Sedat Unal, ambasadori turk në Aman në simpoziumin njëditor të mbajtur në Trabzon, vlerësoi se Izraeli është mik i vërtetë i qeverisë turke në krye të së cilës gjendet partia e AKP-së. Ai ka sqaruar më tutje: “Në rajonin e krizës së Lindjes së Afërt sot më shumë se kurrë është e qartë se Turqia dhe Izraeli, dy kombe jo arabe gjenden të rrethuar në detin e Arabëve të pakënaqur. Për këtë shkak është e nevojshme që Ankaraja dhe Tel Avivi krah për krah të luftojnë kundër grupeve islamike radikale”. Më tej ceku: ” Vitet nga rivaliteti u shndërruan në aleatin e vërtetë të Turqisë. Bisedimet konstante në mes Ankarasë dhe Tel Avivit në të gjitha nivelet mund të ndihmojnë të dyja shteteve që konfliktet sektare në rajonin e Lindjes së Afërt të kthejnë në dobi të tyre”.

Jusi Milman eksperti për çështjet të sigurisë së regjimit izraelit nga Universiteti i Jerusalemit në këtë simpozium ka thënë se Izraeli kërkon rritjen e fuqisë ushtarake të Turqisë. Ai shtoi:” Në kushtet e tilla, zgjerimi i marrëdhënieve me Turqinë është ajo që do Izraeli, ashtu që edhe Turqia duhet të përcjell bashkëpunimin e sinqertë me Izraelin që të mund të stabilizojë pozitën e saj në botën arabe”.

Turqia e ndan shqetësimin me Izraelin lidhur me programin iranian nuklear, por dallon kur është në pyetje strategjia e zgjidhjes së këtij problemi, ka deklaruar ambasadori i ri i Turqisë në Izrael, Kemal Okem për Jerusalem Post. “Programi nuklear iranian është arsye që të gjithë të shqetësohen”, ka thënë Okemi, duke folur për gazetën izraelite pas ligjërimit në Universitetin e Tel Avivit, i cili ishte përcjell me pyetje të shumta të studentëve. Ankara, siç ka thënë, beson se mënyra më e mirë që të zgjidhet ky problem është nëpërmjet kontrollit ndërkombëtar të frenimit, por jo edhe të izolimit.” Ne kemi me qindra vite kufirin e përbashkët me Iranin i cili ka mbet i pandryshuar nga atëherë. Ata na shohin si konkurrentin strategjik. Kemi kuptuar nevojën për angazhimin dhe frenimin e ambicieve të tyre”, ka thënë ai. Lidhur me pozitën e Iranit në Siri, ai ka thënë se sheh”pak” përparësi se Irani pranon një lloj përgjegjësie, ndërsa në temën e Rusisë në Siri, ai ka thënë izraelitëve prezent:” Për hajër, keni fqinjin e ri, duke aluduar se fqinji i Izraelit është tani në të vërtet Rusia. Ambasadori ka thënë se kërcënimet nga terrorizmi dhe ISIS-i nuk e anashkalojnë as Berlinin e as Stambollin dhe se Turqia është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër ekstremizmit dhe ISIS-it. Edhe myslimanët edhe çifutët duhet së bashku të luftojnë në këtë betejë, ka thënë ai.

“Terrorizmi është dukuri globale dhe nuk do të zhduket pa luftë globale”, që është njëra nga arsyeja, ka thënë ai, se Turqia duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Evropën. “Ekzistojnë disa perceptime të gabuara në rolin dhe politikën e Turqisë dhe këtë duhet përmirësuar”, ka thënë Okemi, duke sqaruar se vendi i tij nuk po largohet nga bota perëndimore.

Në çështjen e Gazës, ai ka thënë se Turqia ka mbështetur njerëz të rëndomtë, por jo edhe Hamasin.”Duhet të bëjmë dallimin në mes njerëzve të cilët vuajnë dhe njerëzve të cilët janë anëtar të Hamasit, si parti politike”, ka thënë ai.

Për Turqinë është e rëndësishme, të ofrojë ndihmë financiare Palestinezëve në Bregun Perëndimore dhe Gaza si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, dhe e ka falënderuar Izraelin për ndihmën dhe bashkëpunimin me Ankaranë në këtë mision, i cili përfshinë mbështetje për parkun industrial ne Xhenin dhe spitalin në Gaza.

Burimi : Global cir/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne