Izraeli arreston 18 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 18 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e mbrëmshme në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 18 palestinezë, nën akuzën për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Në deklaratë thuhet se palestinezët janë dërguar në qendra të paraburgimit për t’u marrë në pyetje.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave nga burimet zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë.

Izraeli zbaton praktikën e ashtuquajtur “burgim administrativ”, përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ.

Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne