Izraeli bombardon tokat bujqësore palestineze

Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj tokave bujqësore në lindje të Gazës.

Sipas burimeve të drejtorisë së policisë avionët luftarakë të ushtrisë izraelite ndërmorën sulme ndaj disa tokave bujqësore në Lagjen Ez-Zejtun në lindje të Gazës.

Burimet e shëndetësisë bënë të ditur se në sulme nuk pati të vdekur ose të plagosur.

Ndërkaq në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pas shpërthimit të një bombe, që pretendohet se ishte hedhur nga Gaza në Izrael, tanket izraelite bombarduan fushat bujqësore në lindje të gazës dhe në këto sulme u plagos një palestinez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne