Olsi Jazexhi

[dita e trete]


Udhëtim për në Ibrahim el-Halil, apo Hebron

Në datë 22 dhjetor shoqëruesit tanë na çuan për në Hebron, qytet të cilin muslimanët e thërrasin el-Halil për nder të profetit Ibrahim, apo Abrahamit, i cili ka varrin aty dhe në Kuran thërritet si Ibrahim el-Halil, apo Halil el-Rrahman (Miku i Mëshiruesit, Allahut). Emri Hebron që vjen nga fjala çifute Haber, ka të njëjtin kuptim me fjalën el-Halil, pra Mik. Qyteti ka rreth 240.000 banorë palestinezë musliman, disa të krishterë rusë dhe rreth 450 kolonistë çifutë ashkenazë të ardhur nga Bruklini në SHBA. Qyteti i Halilit është i shenjtë si për muslimanët ashtu edhe për çifutët. Në xhaminë kryesore të tij, xhaminë e Ibrahimit ndodhen varret e profetit Ibrahim dhe gruas së tij Sarës, djalit Is’hak dhe gruas Rebekës, Jakubit dhe gruas Leas dhe varri i Jusufit a.s. (apo profetit Jozef).

Varri i Sares, gruas se pare te profetit Ibrahim

Kjo xhami dhe këto varre janë vende ziareti për muslimanët ku ata përsërisin salavatet që ata thonë në çdo namaz kur dërgojnë lutje për profetin Muhamed ashtu sikur çojnë për Ibrahimin dhe familjen e tij. Salavati që muslimanë lexojnë në namaz pesë herë në ditë është:

Allahuma sali ala Muhamed ue ala ali Muhamed

O Allah mëshiroje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit

Kema salejte ala Ibrahim ue ala ali Ibrahim

Sikur mëshirove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit

Ineke Hamidun Mexhid

Pse Ti je i madhëruar

Allahuma barik ala Muhamed ue ala ali Muhamed

O Allah bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit

Kema barekte ala Ibrahim ue ala ali Ibrahim

Sikur bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit

Ineke Hamidun Mexhid

Pse Ti je i madhëruar

Me miqtë tanë për në Hebron u nisëm shumë herët, pasi shqetësimi i palestinezëve ishte mbyllja e rrugëve. Në Bregun Perëndimor ushtria izraelite kontrollon të gjithë rrugët që lidhin qytetet arabe me njeri tjetrin, dhe këto rrugë mund të mbyllen në çdo moment dhe pa asnjë shkak. Ndërsa për izraelitët qytetet arabe dhe izraelite mund të aksesohen për punë minutash, pasi izraelitët për vete kanë ndërtuar autostrada gjigande, arabëve u duhet që të udhëtojnë nëpër rrugë katundesh.

Diferenca ndërmjet një palestinezi dhe izraeliti për të udhëtuar fjala bie nga Durrësi deri te TEG-u në Tiranë mund të tregohet kështu. Nëse një izraelit për të shkuar nga Durrësi për në TEG në Tiranë mund të përdori autostradën Tiranë – Durrës dhe më pas Unazën e Re dhe të mbërrijë në TEG për 30 minuta, një palestinezi për të shkuar nga Porti i Durrësit deri në TEG do i duhen 2 apo 3 orë. Palestinezi do duhet të shkojë nga Durrësi për në Plepa më parë. Aty duhet të shoh nëse ka postbllok izraelit që mund ti bëj kontroll. Më pas të marri rrugën e prishur të Kavajës që kalon nga Ndroqi. Më pas të kthehet në Arbanë. Më pas të dali në Baldushk dhe nga Baldushku të futet nëpër rrugët e Mulletit për të mbërritur në TEG. Por mund të ndodhë që izraelitët të bllokojnë fjala bie rrugën e Arbanës dhe atëherë palestinezëve do u duhet që të gjejën rrugë që shkojnë për në Elbasan e më pas të kthehen për në Tiranë. Kjo gjë na ndodhte edhe ne kur udhëtonim me palestinezët nëpër Palestinë.

Kur palestinezët ecnin nëpër rrugë dhe shkonin fjala bie nga Ramallahu në Nablus, ata ndalonin makinat dhe pyesnin makinat që vinin përballë:

Fish jahud?

A ka çifutë (që kanë bllokuar rrugën)?

Dhe nëse përgjigja ishte:

Ma fish.

Nuk ka.

Atëherë mund të vazhdonin rrugën për ku ishin nisur.

Palestinezëve nuk u lejohet të përdorin autostradat në Izrael. Nuk u lejohej sikur çifutëve që të hynin në Palestinë e të dilnin për në Izrael. Ata duhej të udhëtonin vetëm në zonat e përcaktuara si toka të Bregut Perëndimor nën Autoritetin Palestinez. Makinat e tyre kishin targa të bardha, ndërsa makinat e izraelitëve kishin targa të verdha. Nëse një palestinez fjala bie kërkon që të shkoj për në TEG nga autostrada Tiranë – Durrës, dmth në rrugët ku kanë të drejtë të udhëtojnë izraelitët, ushtria izraelite e godet makinën e palestinezit dhe e vret atë dhe ai nuk e përfundon dot rrugën e tij.

Ne Izrael dhe Palestine rruget jane te ndara. Ne kete foto nje rruge eshte per izraelitet dhe tjetra per palestinezet

Të udhëtoje me palestinezët dhe të shkoje nga një qytet në tjetrin të Bregut Perëndimor ishte një tmerr i vërtetë. Që ta kuptoni këtë më parë duhet të kuptoni gjeografinë e Palestinës dhe Izraelit.

 

Lëmshi gjeografik i Izraelit dhe Palestinës

Palestina historike, që sot ndahet në Izrael, Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor gjeografikisht i ngjan shumë Shqipërisë. Palestina historike është sikur Shqipëria rreth 28.000 km2. Palestina shtrihet në det sikur Shqipëria dhe vendi ndahet në dy pjesë, sikur Shqipëria. Pjesa bregdetare është fushore, ndërsa pjesa e futur është malore. Nëse shikoni hartën e Palestinës, Izraeli ka marrë vendet më të begata të Palestinës. Ata kanë pushtuar të gjithë bregdetin dhe fushat. Në bregdet kanë lënë vetëm një zonë shumë të vogël për Autoritetin Palestinez e cila njihet si Rripi i Gazës. Pasi kanë pushtuar të gjjithë fushat, izraelitët, palestinezët e tjerë i kanë mbledhur në malet e Jeruzalemit, në territorin që njihet si Bregu Perëndimor i Lumit Jordan.

Nëse e vëmë në kontektsin e Shqipërisë Palestinën, ne do ta përshkruanim kështu. Nëse në vitin 1948 dhe 1967 çifutët do kishin pushtuar Shqipërinë pasi ata do gjenin në Bibël që fjala bie Shën Pali udhëtoi në Iliri dhe hapi mesazhin e Krishtit, ata do i shpallnin botës të drejtën për të pushtuar Shqipërinë, pasi do thonin Palestinën na e ka dhënë Zoti në Bibël dhe edhe ne kemi të drejtë të kemi shtetin tonë kombëtar. Pasi të mbështeteshin nga amerikanët, sovjetët dhe britanikët në vitin 1948 ata do pushtonin tokat shqiptare dhe do ngrinin Izraelin në të gjithë fushat e Shqipërisë. Pra Izraeli do të shtrihej në fushat e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Tiranë, Elbasanit, Kavajës, Lushnjes, Fierit, Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës, Korçës, Kolonjës, Pogradecit, Skraparit dhe Përmetit. Çifutët, shqiptarët do i dëbonin në tre drejtime. Një grup do i izolonin në rajonin e Velipojës – dhe ky do ishte Rripi i Gazës me rreth 365 km2 ku do jetonin rreth 2 milion banorë, ndërsa pjesën tjetër do i hipnin në malet e Tiranës, Krujës dhe Dibrës dhe ky do ishte Bregu Perëndimor. Zona e Bregut Perëndimor është zonë malore me rreth 5.655 km dhe aty jetojnë 3.5 milionë njerëz. Ndërsa 7 milionë shqiptarë të tjerë do i dëbonin nga Shqipëria dhe ata do jetonin si refugjatë në Mal të Zi, Greqi, Serbi, Itali, Maqedoni etj.

Tani Jeruzalemi ndodhet në hartën e Palestinës tamam sikur Tirana, në qendër të vendit. Jeruzalemi, apo Tirana në rastin tonë do ishte kryeqyteti i Izraelit ku në mes të Tiranës ndodhet xhamia Aksa dhe Muri i Lotëve – në vendin ku është xhamia e Ethem Beut. Në Tiranë do kishin ngelur ca tironsa muslimanë, të cilët kur të shkonin të faleshin te xhamia e Ethem Beut do kontrolloheshin përditë si terroristë nga izraelitët dhe ata do ua shembin shtëpitë e tyre tradicionale sikur bën Lali Eri me banorët e Unazës së Re dhe nuk do u jepnin asnjë kompensim. Ndërsa izraelitët në Tiranë do jetonin në Kamëz, Kombinat, Unazë, Bllok, Rrugën e Dibrës, Ali Dem etj dhe me pallate e vila super moderne, me 24 orë ujë në ditë, me autostrada, punë e para, fabrika e institucione moderne dhe do kishin të drejtë të sillnin miqtë e tyre nga e gjithë bota dhe ti bënin shtetas izraelitë, tironsat do jetonin në zonën e Medresesë deri te Fresku dhe do ishin rezidentë të Tironës por jo shtetas të Izraelit. Ata nuk do kishin të drejtë të sillnin në shtëpitë e tyre kushërijtë e tyre nga Kukësi, Dibra, Velipoja apo refugjatë që Izraeli dëboi nga Palestina drejt Amerikës në vitin 1948. Izraelitët te zona e 21-shit do ndërtonin fjala bie muzeumin e Jad Vashemit ku Edi Rama, Erion Velija apo Hashim Thaçi kur të vinin për vizitë në Izraelin shqiptar do shkonin dhe ndiznin qiri në përkujtim të çifutëve botërorë dhe do lavdëronin Izraelin si vendin më demokratik të botës. Aeroporti i Izraelit shqiptar do ishte në Shijak dhe rruga nga Shijaku deri te Pallati i Kulturës do bëhej me trena nëntokësorë që Izraeli do i kishte donacion nga Gjermania.

Në zonën e Restorant Freskut, izraelitët do ndërtonin murin e tyre të madh prej 10 metrash të lartë i cili do shtrihej nga kufiri i Maqedonisë për në Librazhd nëpër malet e Tiranës dhe Elbasanit, në Krujë, Mirditë, Kukës e do vazhdonte deri në kufirin me Kosovën. Shqiptarët që do jetonin mbi malet e Dajtit në zonën e Autoritetit Shqiptar dhe do kishin leje pune për të punuar në Tiranë si halepastrues për izraelitët do hynin në një portë tip kafazi hekuri në hyrjen e Freskut e cila do ruhej me ushtarë ku ushtarët izraelitë me automatikë dhe me tanke do ndalonin shqiptarët që jetojnë matanë Freskut që të hyjnë në Izrael / Jeruzalem apo Tironë nëse nuk kanë leje për këtë punë.

Nëse një i huaj do donte të shkonte në Bregun Perëndimor që Izraeli do ta quante Autoriteti Shqiptar ai do duhej të kalonte hekurat dhe ushtarët që e ruajnë atë e më pas të kalonte në kampin e refugjatëve shqiptarë të Freskut (të cilët Izraeli do i dëbonte në vitin 1948 nga Durrësi, Kavaja etj) dhe më pas kur të arrinte në Shato Linzë do arrinte Ramallahun, apo kryeqytetin e Palestinës ku do rrinte fjala bie Sali Berisha që do e shpallte veten presidentin e Shqipërisë. Nga Shato Linza shqiptarët do shikonin Durrësin, Kavajën, Lezhën etj (në rastin e Izraelit ata shohin Jeruzalemin, Tel Avivin dhe Xhafën) por nuk do lejoheshin kurrë që të shkonin aty. Ata do mbaheshin të izoluar si kafshë të egra në një kopësht zoologjik, me mure dhe me ushtarë që do i vrisnin nëse guxonin të kalonin murin dhe hynin në Tiranë apo shkonin në Durrës.

Tani nëse kryeqyteti i Autoritetit Shqiptar do ishte Shato Linza (pra Ramallahu) shqiptarët do kishin qytetet e tyre vetëm nëpër male. Hebroni do ishte në malet e Librazhdit, Nablusi do ishte në Kukës, Xheriko do ishte në Gollobordë, ndërsa Tubasi do ishte te mali me gropa apo në Krujë. Tani që shqiptari të shkonte nga Shato Linza në Hebron, dmth Librazhd do kishte dy rrugë. Një rrugë do shkonte nga Surreli e nëpër malet e Elbasanit. Por nëse Izraeli e mbyllte këtë rrugë, atij do i duhej që të shkonte në një rrugë që kalon nga Dibra për në Gollobordë e më pas të dilte në Librazhd.

Tani sikur mos të mjaftoj kjo, ndërmjet Shato Linzës dhe Librazhdit do kishte edhe një problem tjetër. Disa izraelitë zionistë që do vinin nga Ukraina apo Nju Jorku do vendosnin që të bënin një koloni të tyre në Tujan dhe Shën Gjergj. Ata do thonin që ne na ka thënë Perëndia në Bibël që të jetojmë në Tujan dhe Shën Gjergj pasi aty ka bërë bajga kali i Shën Palit dhe këto bajga janë të shenjta për ne pasi përmenden në Bibël. Qeveria e Benjamin Netanjahut si besimtare e madhe në Bibël që është, do hapte një autostradë të posaçme nga Ali Demi deri në Tujan dhe Shën Gjergj dhe gjithë këtë zonë do e rrethonte me mure dhe do e bënte koloni izraelite. Paratë për rrugët, urat, ushtrinë etj do vinin nga qeveria dhe taksapaguesit amerikanë pasi qeveria amerikane do deklaronte që duhet ti japim Izraelit 5 miliard dollarë në vit që të ruhen nga terrorizmi shqiptar. Kolonia do të quhej fjala bie Male Adumim apo Shën Skënderbeu – dhe përreth Tujanit dhe Shën Gjergjit do vendoseshin posta dhe garnizone ushtarake të cilat me avionë, dronë, kulla vrojtimi e tanke do ruanin izraelitët nga shqiptarët e egër dhe terroristë të Shato Linzës dhe Surrelit. Në Male Adumim, njëherë në vit do shkonin nga Amerika pastorë protestantë sikur Erion Velija apo Mike Pence dhe do i luteshin Perëndisë që ti zhdukte shqiptarët dhe të bekonte popullin e zgjedhur të Izraelit. Në Kishat Protestante të gjithë botës do dhuroheshin lekë për kolonët e Shën Gjergjit dhe ata me këto lekë do ndërtonin vilat e tyre, shkollat, armatimet, rrogat etj, ndërsa besimtarët protestantë nga Amerika do ulërinin Haleluja kur të shikonin mrekullinë që Izraeli ka bërë në katundin e Shën Gjergjit, në emër të Perëndisë dhe Jezu Krishtit dhe me ndihmën e Kishës Protestante Evangjeliste “Perëndia e Do Zionin”. Në anën tjetër nëse ndonjë shtet, fjala bie Turqia do kërkonte që Izraeli të paktën ti jepte liri Shqipërisë që ekziston në malet e Tiranës dhe në Velipojë dhe të armatoste shqiptarët që të vetëmbrohen, sikur bën Irani me Rripin e Gazës, pushtetarët amerikanë sikur John Bolton dhe Mike Pompeo do e shpallnin Turqinë shtet terrorist, do e vinin nën embargo dhe do kërkonin ta bombardonin dhe shkatërronin si shtet.

Pra pak a shumë ky është lesh e li-ja që ekziston sot në Izrael dhe Palestinë. Imagjinoni sikur Izraeli të kishte pushtuar Shqipërinë në vitin 1948 dhe të ishte ndërtuar në fushat e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Tiranë, Elbasanit, Kavajës, Lushnjes, Fierit, Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës, Korçës, Ersekës, Pogradecit, Skraparit dhe Përmetit, dhe ne shqiptarët të na mbyllte në malet e Tiranës, Dibrës, Librazhdit, Krujës dhe në Velipojë, që të kuptoni se në çfarë çmendurie është sot Palestina dhe Izraeli.

# # #

Në ditën e dytë të vizitës sonë, kur ishim në Xheriko dhe kërkuam të shkojmë nga aty për në Lumin Jordan, vendin ku u pagëzua Jezu Krishti, autoritetet izraelite e kishin mbyllur aksesin për në lum dhe Kishën Orthodhokse ku të krishterët vijnë nga e gjithë bota të pagëzohen sikur u pagëzua Jezu Krishti nga Gjon Pagëzori e kishin mbyllur me dryn. Sikur Jezu Krishti dhe Gjon Pagëzori të ishin gjallë ata nuk do të kishin mundur të pagëzoheshin në Lumin Jordan në 21 dhjetor 2018. Qeveria e Benjamin Netanjahut u kishte hequr të drejtën të krishterëve që të pagëzoheshin në atë ditë dhe edhe në ditët e tjera aksesi për në Lumin Jordan ishte i kufizuar, nga ora 9.00 am deri në 3.00 pm dhe pelegrinët e krishterë duhej të kalonin në postblloqet e ushtarëve izraelitë e më pas mund të hynin në Kishë dhe në Lum. Sikur Jezu Krishti dhe Shën Gjoni të ishin gjallë në datë 21 dhjetor dhe të ja mësynin lumit i cili është i tëri i izoluar me klon, me tela dhe gjëmba dhe ruhet nga ushtarët izraelitë, ata do ishin arrestuar apo vrarë dhe qeveria e Benjamin Netanjahut do i kishte shpallur terroristë, ndërsa Berat Buzhala, Agron Gjekmarkaj dhe filoizraelitët e Tiranës dhe Prishtinës do i kishin mallkuar dy shenjtorët si terroristë arab.

Kështu pra, me këtë mish mash izraelito-palestinez ku një natë më parë ushtria izraelite për pak sa nuk na vrau, në datë 22 dhjetor u nisëm që herët në mëngjes për të arritur Hebronin, vendin ku prefehen eshtrat e profet Ibrahimit, mikut të Allahut.

Rrugës për në Hebron pamë një seri kolonishë izraelite, postblloqe ushtarake, koloni çifutësh, tela, tanke, automatikë etj. Hebroni që shtrihet në perëndim të Bregut Perëndimor ishte një qytet mes malesh. Hyrja për në qytet i ngjante pak a shumë sikur po hyje në Përmet, edhe pse Hebroni ishte shumë më i madh, dhe natyra e Palestinës është më e shkretë sesa Përmeti. Toka e Palestinës i ngjan tokës së Sarandës apo Himarës. Vendi është shkëmbor dhe me kodra, ku të vetmet qënie që mund të rriten janë dhitë, delet, devetë, njerëzit dhe ullinjtë.

Kur hymë në qendër të Hebronit u habitëm. Në qendrën e vjetër të qytetit e cila i ngjan qyteteve osmane sikur Sarajevës apo Jeruzalemit të vjetër, pamë shumë ushtarë izraelitë të veshur me uniformë luftarake, me automatikë, me helmeta në kokë dhe me radiomarrës që patrullonin rrugët. Makina jonë kaloi pranë këtyrë ushtarësh trupvegjël por të armatosur deri në dhëmbë. Shoqëruesit palestinezë u kënaqën që ata nuk na ndaluan.

kolone cifute me automatik ne dore duke shkuar ne xhamine e Ibrahimit qe te falen dhe lexojne Biblen

E pse do na ndalonin? – i pyeta unë.

Eh, asnjëherë nuk i dihet me çifutët – më thanë.

Kur shkuam në qendër të qytetit, qendër që i ngjan pak a shumë çarshisë së Prizrenit apo rrugëve me kalldrëm të Beratit, hymë në zyrat e vjetra të prefektit. Prefekti, Nedal Jabari na bëri një rezyme të situatës. Ai na tregoi sesi kolonët çifutë kanë zaptuar me dhunë rreth 30 përqind të qendrës së qytetit. Për të ruajtur kolonët ushtria kishte mbyllur 512 dyqane dhe në gjithë qytetin ishin ndërtuar 102 postblloqe ushtarake. Çifutët e konsideronin veten rracë superiore ndërsa arabët i shikonin si kafshë. Kolonitë çifute nuk ishin vetëm në qytet por edhe nëpër fshatrat përreth ku kolonët dhe ushtria jo vetëm që u vidhnin tokat por edhe ua nxinin jetën palestinezëve. Nedali na tregoi sesi ushtarët izraelitë nuk kishin mëshirë as për fëmitë e vegjël të cilët i arrestonin dhe burgosnin për asgjë dhe kishin arritur që të arrestonin edhe një fëmi 3 vjeç. Qyteti i Hebronit mbahej nën shtetrrethim total. Përnatë në orën 9 pm në qytet vendosej gjendja e shtet-rrethimit dhe askush nuk guxonte të dilte më në rrugë.

Ne videon me siper Nedal Jabari na tregon mbi situaten ne Hebron

Nedali tregoi sesi ushtarët izraelitë ndalonin qytetarët palestinezë pa asnjë arsye, i thonin ndal dhe i mbanin me orë të prisnin për kontrolle. Nëse palestinezi kundërshtonte ai vritej apo arrestohej. Ushtria izraelite kontrollonte çdo gjë në qytet qoftë edhe librat shkollorë të palestinezëve. Kontrolli ishte aq i madh në Bregun Perëndimor sa që edhe presidenti i Palestinës, Mahmud Abasi duhej të merrte leje nga autoritetet izraelite kur të hynte dhe dilte jashtë vendit.

Tensioni dhe terrori izraelit në Hebron kishte çuar që në vitin 1994, terroristi çifut Baruk Goldshtein kishte hyrë në xhaminë e Ibrahimit ku vrau 29 muslimanë dhe plagosi 125 të tjerë. Urrejtja e kolonëve izraelitë ndaj arabëve vinte për faktin se ata besonin se Hebroni është qyteti i tyre, i premtuar nga Perëndia ndërsa arabët duhet të braktisnin qytetin dhe linin Palestinën.

Kur vizituam xhaminë e Ibrahimit, ushtarët izraelitë muslimanëve u kërkonin dokumente dhe i kalonin nëpër hekura dhe pika kontrolli përpara se ti linin në xhami. U kërkonin pasaportat dhe kartat e identitetit dhe i pyesinin pse po shkonin në xhami. Muslimanët lejoheshin të hynin vetëm në pjesën e parme të xhamisë, ndërsa pjesa e pasme e cila patrullohej nga dhjetra ushtarë ishte rezervuar për kolonët çifut. Kolonët që jetonin pranë xhamisë, nëpër rrugët e qytetit ecnin me automatikë në krah, ndërsa brenda në xhami kishin shkollat e tyre fetare, dyqanet, mencat etj.

ushtaret izraelite u kerkojne dokumentat palestinezeve qe duan te hyne ne xhami

Kolonët u bënin presion palestinezëve që të largoheshin nga qyteti me çdo mënyrë. Një shitës palestinez me emrin Abed që shiste zbukurime dhe kishte shtëpinë përballë xhamisë më tha që shumë çifutë i vinin dhe i kërkonin t’ia merrnin shtëpinë. I kishin ofruar deri në 100 milion dollarë për ti marrë shtëpinë por ai nuk e kishte shitur.

Ne videon me larte Abedi tregon sesi cifutet kerkonin tia blenin shtepine 

Sikur Abedi kishte me qindra palestinezë që përballeshin përditë me presionin e kolonistëve çifutë, terrorin e ushtrisë izraelite dhe joshjen me para që ti bënin të braktisnin Palestinën. Por arabët dukeshin të vendosur ti rezistonin pushtimit me të gjitha mënyrat.

Në qytetin e tmerrshëm të Hebronit pamë shumë turistë. Kishte italianë, britanikë, amerikanë, indonezianë etj që vizitonin qytetin dhe shikonin me sytë e tyre tmerrin e zionizmit dhe qanin hallet e palestinezëve. Kur arabët na shikonin me shami dhe me tespie dhe kuptonin nga pamja që nuk ishin arabë por ishim muslimanë, na pyesnim nëse ishim turq. Ky fakt të cilin e hasa edhe në qytete të tjera të Palestinën dhe në Xhaminë Aska më lumturonte. Miqve të mi palestinezë u thoja që po, jemi arnautë, osmanë. Gjyshërit tanë e kanë mbrojtur Palestinën nga britanikët – u thoja.

Guvernatorit të Hebronit i dhashë edhe disa faqe nga libri i mikut tim Mehmet Tutunci, me titull Turkish Palestine (1067 – 1917) ku tregohet flamuri i Bataljonit të Shkodrës i cili në vitin 1893 ruante xhaminë e Ibrahimit për nder të sultan Abdul Hamitit dhe Turqisë.

FLAMURI I BATALJONIT TE SHKODRES QE RUANTE HEBRONIN

Guvernatori dhe miqtë e tjerë palestinezë u habitën nga ky fakt, por edhe përkujtuan me nostalgji kohën e Turqisë, kur Palestina ishte e lirë, pa kolonë zionistë dhe palestinezët ishin popull që respektoheshin nga e gjithë bota e Islamit.

Pas vizitës nëpër qytet, me miqtë u nisëm drejt kufirit me Izraelin i cili është në dalje të qytetit. Doja të vizitoja Masadën, malin ku çifutët bën rezistencën e tyre të fundit përballë legjioneve romake të cilat i masakruan dhe zhdukën çifutët ekstremistë në vitin 74 nën urdhërat e perandorit romak Vespansian, themeluesit të dinastisë flaviane. Vespansiani dërgoi në Palestinë djalin e tij, Titusin i cili shtypi njëherë e mirë terrorizmin çifut i zili drejtohej nga zelotët sikarë, të cilët vrisnin ushtarët romakë sikur terroristët e al-Kaedës dhe nuk pranonin të bashkëekzistonin me romakët, të krishterët dhe popujt e tjerë të Palestinës. Me masakrën e Masadës, romakët i dhanë fund ekzistencës çifute në Palestinë dhe të vetmit çifutë që mbijetuan ishin samaritanët. Masada është vend i shenjtë për nacionalizmin çifut pasi ajo shënon ekzistencën e fundit të çifutëve në Palestinë. Nga viti 74 e më pas, judejtë e lanë Palestinën dhe u endën nëpër botë deri në vitin 1917 kur britanikët do i grumbullonin sërisht në vendin nga ku ata i larguan romakët.

Edhe pse Masada ishte vetëm 5 minuta larg qytetit, për miqtë tanë palestinezë ishte e pamundur që të vinin aty. Kështu që ata më dërguan deri në kufirin me Izraelin. Me pasaportë në dorë, me duart lart iu afrova pikës kufitare. Ushtarëve që më shikonin me frikë – u thashë që jam evropian dhe doja të shkoja në Masada. Ata u habitën. Nuk e dinin çfarë është Masada. Me ushtarin izraelit që bisedova, më tha që nja 5 minuta larg me makinë ishte një mal që ishte vend arkeologjik por ai nuk e dinte çfarë ishte.

I thashë si ka mundësi? Ti je edhe ushtar i Izraelit dhe nuk e di çfarë është Masada?

Ushtari adoleshent dhe një ushtare femër as që e kishin idenë.

U thashë Masada është vendi ku çifutët i bënë rezistencën e fundit Romës. E keni edhe simbol kombëtar ngjarjen e Masadës – u thashë.

Si mund të jesh çifut dhe të mos njohësh Masadën – i thashë ushtarit?

Për habinë time ai më tha: Nuk jam çifut.

Çfarë je? – i thashë i habitur.

Jam argjentinas – më tha.

Çfarë feje ke? – i thashë.

Jam ateist më tha. Por me origjinë katolik. Por nuk besoj në Zot.

Po çfarë bën në ushtrinë izraelite? – e pyeta.

Kam emigruan në Izrael – më tha – dhe jam bërë izraelit.

Meqë Masada ishte larg dhe unë nuk kisha makinë vendosa të kthehem te miqtë palestinezë që më prisnin. U tregova sesi ushtari që fola nuk ishte çifut. Ata qeshën dhe më thanë – shumica e ushtarëve këtu nuk janë çifutë. Vijnë si mercenarë nga Afrika, Ukraina, Amerika Latine etj dhe Izraeli u jep shtetësi dhe i përdor si ushtarë. Ka edhe muslimanë që Izraeli merr si mercenarë nga Sudani – më thanë – që shërbejnë në ushtrinë izraelite.

U habita. Në Izrael shumë ushtarë nuk ishin çifutë, por për para pranonin të bëheshin mercenarë për Benjanim Netanjahun dhe të vrisnin palestinezët. Pra në Izrael nëse pranoje të bëheshe mercenar i qeverisë çifute dhe të vrisje palestinezë mund të vije nga gjithë bota. Mund të ishe musliman, i krishterë, ateist, pagan etj. Izraeli donte mercenarë të cilët më pas i izraelitizonte.

Pas vizitës fantastikërisht të çmendur në Hebron u kthyem në Ramallah. Kur hyra në hotel lexova që Izraeli kishte arrestuar Ministrin Palestinez të Bujqësisë.

Isha në një vend të çmendur. Filmat Hunger Games apo the Matrix mu duken më të mirë sesa Izraeli.

Ky ishte Kaderi apo fati Palestinës.

Ja futa gjumit dhe fjeta duke i uruar Natën e Mirë Palestinës!

180