“Izraeli do të konfiskojë tokë në Luginën e Jordanit”

Autoritetet izraelite sot kanë lëshuar një njoftim për konfiskimin e mijëra dynym tokë në rajonin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jordanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mutaz Bisharat, një zyrtar i Autoritetit Palestinez (AP), i cili ndjek aktivitetet izraelite në Luginën e Jordanit, tha se autoritetet izraelite kanë hedhur synimet e tyre në rreth 51 mijë dynym tokë në rajonin strategjik, i cili shkon mes Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Njësia matëse e tokës, në epokë osmane, një dynym toke është përafërsisht ekuivalent me 1.000 metra katrorë.

Sipas Bisharat, konfiskimet e planifikuara të tokës do të ndikojnë në jetën e disa komuniteteve beduinë që jetojnë në zonë.

“Autoritetet izraelite kanë përcaktuar tokën e synuar si ‘zonë të mbyllur ushtarake’ dhe po i pengojnë pronarët palestinezë që të hyjnë në to”, tha Bisharat për AA.

Rreth 70 mijë palestinezë, së bashku me rreth 9.500 banorë çifutë, aktualisht jetojnë në Luginën e Jordanit, një rrip i madh tokash pjellore që përbën rreth një të katërtën e territorit të përgjithshëm të Bregut Perëndimor.

Sipas kushteve të Marrëveshjes së Oslos të vitit 1993 ndërmjet Izraelit dhe AP, Bregu Perëndimor ishte i ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A bie nën kontrollin e plotë administrativ dhe të sigurisë të AP-së. Zona B bie nën kontrollin administrativ të AP dhe kontrollin e sigurisë izraelite dhe Zona C e cila përfshin Luginën e Jordanit, bie nën kontrollin ekskluziv administrativ dhe të sigurisë së Izraelit.

Izraeli pretendon se Lugina e Jordanit është jetike për sigurinë e tij dhe në vazhdimësi ka kundërshtuar nocionin e heqjes dorë nga ndonjë pjesë e saj në bisedimet e ardhshme me palestinezët./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne