“Izraeli do t’i japë përgjigje të ashpër Sirisë”

Ushtria izraelite ka kërcënuar për një “reagim të ashpër” ndaj çdo përpjekjeje të bërë nga trupat qeveritare siriane dhe luftëtarët e tyre aleatë, të cilët po përparojnë vazhdimisht drejt zonave të mbajtura në militant në jug të Sirisë, për t’u vendosur në zonën kufitare të pushtuar të Golanit.

“Nga ana jonë, ne do të zbatojmë marrëveshjen e mosangazhimit të vitit 1974, dhe do të insistojmë që të respektohet çdo germë e saj dhe çdo shkelje do të pasojë me një reagim të ashpër nga Izraeli”, tha të hënën Avigdor Lieberman, ministri izraelit për çështjet ushtarake , në një fjalim para fraksionit të tij parlamentar. Komentet e tij pasojnë ato të Gilad Erdan, ministrit të sigurisë publike të regjimit, i cili tha të enjten se Izraeli mund të godiste trupat qeveritare siriane nëse ato vendosen në zonën e çmilitarizuar. Të dielën mbrëma, Siria tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kishin zmbrapsur sulmet izraelite kundër bazës ajrore T4 në provincën Homs. “Lidhur me rastin e djeshëm kam lexuar në gazeta sot dhe nuk kam asgjë për të shtuar”, tha Lieberman të hënën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne