Izraeli fiton politikisht nën administrimin e Trumpit

Vakkas Doğantekin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gëzon një vlerësim të paprecedent në Izrael, edhe atë shumë më të lartë se në vendin e tij.

Vlerësimet ndaj tij janë rritur sidomos pas njohjes së Kudsit si kryeqytet të Izraelit në vitin 2018 dhe me njohjen zyrtarisht si territor sovran izraelit të Lartësive të Golanit të pushtuar nga Izraeli.

Veprimet e njëanshme janë kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe organet qeverisëse si Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Lobimet izraelite në SHBA ishin të vëmendshëm për presidencën e Trumpit në vazhdën e zgjedhjeve të vitit 2016.

Megjithatë, menjëherë pas zgjedhjes së tij si president i 45-të i SHBA-ve, Trump shpejt u bë avokati i shumëpritur i izraelitëve, i nxitur nga lidhjet e thella pro-cioniste të dhëndërrit dhe këshilltarit të tij, Jared Kushner, si dhe përpjekjeve politike balancuese përballë presionit të papërkulshëm demokratik për ta fajësuar atë me akuzat për bashkëpunim me Rusinë dhe pengim të drejtësisë në një çështje ligjore të vazhdueshme.

Në fund të një fushate të fuqishme dyvjeçare të udhëhequr nga demokratët për të rrëzuar Trumpin, hetimi i Këshilltarit Special, Robert Mueller, përfundoi të dielën e kaluar, me konkludimin se nuk kishte bashkëpunim në zgjedhjet e vitit 2016, me këtë duke e lehtësuar sado pak Trumpin.

Shumë nga zyrtarët e lartë të Trumpit janë në garë për të mbajtur marrëdhënie të mira me Izraelin, duke harruar vendbanimet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor apo vrasjen e civilëve në Gaza.

Vetëm në vitin 2018, administrata e Trumpit i mënjanoi palestinezët duke zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Kuds dhe duke i dhënë fund fondeve prej 65 milionë dollarësh për Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së OKB-së, që ofron ndihmë për 5 milionë refugjatë palestinezë në të gjithë rajonin.

SHBA-të vazhduan këtë vijë në fillim të muajit shkurt duke i shkurtuar ndihmat për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës të pushtuara, në një gjest tjetër në lobimet e Izraelit.

Të qortuar nga palestinezët dhe të përshkruara si “një deklaratë lufte” për përpjekjet paqësore të Washingtonit, Departamenti Amerikan i Shtetit mbylli zyrën e Washingtonit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), me arsyetimin se “nuk ka ndërmarrë hapa për të çuar përpara negociatat direkte dhe kuptimplote me Izraelin”.

Duke pranuar kërkesën nga Tel Avivi, Trump prishi një marrëveshje të vitit 2015 me Iranin dhe imponoi sanksione të reja ekonomike mbi Teheranin.

Përveç kësaj, retorika anti-muslimane e Trumpit dhe ndalimi i diskutueshëm musliman i administratës së tij në vitin 2016 kaluan mirë në qarqet izraelite.

Lobimet izraelite kanë përdorur këtë diskurs për të shtypur lirinë e fjalës në universitet amerikane dhe për të heshtuar progresistët, liberalët dhe kongresistët muslimanë në SHBA, të cilët kritikojnë politikat izraelite.

Me ambiciet për të ndalë zhvillimin e lëvizjes “Bojkot, Dëbim dhe Sanksione” (BDS), Izraeli përdor njollën kundër antisemitizmit si një armë për të tërhequr çdo kritik të Qeverisë së Izraelit.

Sipas faqes së saj të internetit, BDS punon për t’i dhënë fund mbështetjes ndërkombëtare për shtypjen e palestinezëve nga Izraeli dhe për t’i bërë presion Izraelit për t’u pajtuar me të drejtën ndërkombëtare.

Për më shumë, Trump ka nxitur lidhjet e tij të ngushta me shtetet arabe të Gjirit për të avancuar strategjinë e qeverisë izraelite për të ndërtuar një bllok pro-izraelit në rajon në kurriz të çështjes palestineze.

Në një veprim të fundit të tillë, të hënën Trump zyrtarisht njohu sovranitetin izraelit mbi territorin sirian të pushtuar, Lartësitë e Golanit, një tjetër veprim i diskutueshëm që ndryshoi dekada të politikës së SHBA-ve.

Të inkurajuar nga zbatimi i shpejtë i qëllimeve izraelite nga administrata e Trumpit, Izraeli nuk po flet më për zgjidhjen me dy shtete./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne