Izraeli frikësohet nga sistemet raketore ruse S-300 në Siri

Revista Contra Magazine vuri në dukje se pas rrëzimit të avionit rus Il-20 me 17 shtator, ushtria izraelite nuk ka zhvilluar e vetme operacion ushtarak në Siri dhe komentoi se Izraeli ka frikë nga sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të vendosura në Siri.

Revista austriake, Contra Magazine ka hulumtuar detajisht procesin pas rastit të rrëzimit të avionit Il-20 me 15 persona.

Revista Contra Magazine ka rikujtuar se pavarësisht vendimit të Rusisë për të vendosur S-300 në Siri, Izraeli ka deklaruar disa herë se nuk do të ndal sulmet ndaj Sirisë, duke shtuar se: “Që nga tragjedia e Il-20, nuk ka pasur ndonjë lajm të gjerë në shtypin izraelit në lidhje me këtë.”

Contra Magazine shtoi se: “Megjithatë, nuk mund të injorohet mundësia që sulmet të vazhdojnë dhe se shtypi ka ndaluar të shkruaj në lidhje me këtë.”

Në avionin e rrëzuar pranë bazës Khmeimim në Lattakia, kishin humbur jetën 15 ushtarë rus. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se aeroplanët luftarak izraelit sulmuan objektivat në Siri duke përdorur aeroplanin rus si një ‘mburojë’ dhe se mbrojtjet ajrore të Sirisë S-200 shkaktuan rënien e avionit rus.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergey Shoigu njoftoi se S-300 do të furnizohen në Siri, si pjesë e masave të Rusisë për të rritur sigurinë e trupave të saj në Siri./sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne