Izraeli godet pikat e Iranit në Siri

Ushtria izraelite ndërmori sulme ajrore në territoret e Sirisë ndaj njësive speciale Fejlak Al-Kudus të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga ana e ushtrisë izraelite thuhet se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit aktualisht janë duke i goditur objektivat e Fejlak Al-Kudus në Siri”.

Në mes tjerash me anë të kësaj komunikate paralajmërohet edhe regjimi i Esadit që të mos i merr në objektiv territoret apo trupat e izraelit.

Në anën tjetër agjencia siriane e lajmeve SANA në një lajm që përcjell duke u bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë ushtarak bën të ditur se Izraeli sulmoi territoret e Sirisë me raketa të telekomanduara nga ajri dhe toka dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane kanë parandaluar sulmin në fjalë, ndërsa shumica e raketave u shkatërruan në ajër pa arritur objektivin.

Ndërkaq në një lajm të mëparshëm të agjencisë SANA thuhej se Izraeli këtë sulm e ndërmori nga drejtimi i qytetit Al-Xhelil dhe liqeni Taberije të Libanit dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dhjetëra raketa.

Agjencia ka publikuar edhe videot nga shkatërrimi i raketave.

Ushtria izraelit mbrëmë njoftoi se ndaj zonës veriore të Kodrave të Golanit u hodh një raketë, e cila u shkatërrua nga sistemi i Kubesë së Hekurt.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu javën e kaluar bëri të ditur se ushtria izraelite brenda 36 orëve të fundit ka goditur pikat e Iranit dhe Hizbullahut në mesin e të cilave ndodhen edhe depot e armëve të Iranit në Damask dhe se Izraeli edhe më herët ndërmori sulme të ngjashme./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne