Izraeli godet pozicionet e regjimit sirian në Golan

Ky është sulmi i katërt artilerik të cilin forcat izraelite e kanë kryer në Siri në shtatë ditët e fundit.
Ushtria izraelite ka kryer sulme të ashpra artilerike ndaj pozicioneve të forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në Lartësitë e Golanit.
Duke cituar zyrtarë ushtarakë, mediat izraelite raportojnë se nga Siria në territorin e kontrolluar nga Izraeli kanë rënë dy predha dhe se forcat izraelite i janë përgjigjur me goditje të artilerisë të cilat kanë shkatërruar pozicionet ushtarake nga ku u shkrepën dy raketat.

Ky është sulmi i katërt artilerik të cilin forcat izraelite e kanë kryer në Siri në shtatë ditët e fundit dhe të gjitha këto sulme janë justifikuar me pretendimet për sulme provokuese nga ana siriane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne