Izraeli i ndalon Tamimit të udhëtojë jashtë vendit

Babai i ikonës së rezistencës palestineze Ahed al-Tamimi ka bërë të ditur Izraeli i ka ndaluar asaj dhe familjes së saj të udhëtojnë jashtë vendit.

Basim al-Tamimi tha se ai dhe familja e tij kishin planifikuar të udhëtonin në Evropë përmes Jordanisë, për të marrë pjesë në disa ngjarje dhe për të diskutuar lëvizjen e rezistencës palestineze dhe përvojën e arrestimit në Izrael.

Por, ata u informuan nga autoritetet palestineze se Izraeli i kishte ndaluar ata të udhëtonin jashtë vendit.

Ata kishin planifikuar të largoheshin mëngjesin e sotëm, tha ai, duke shtuar se autoritetet nuk u kanë dhënë arsye për ndalimin.

Më 29 korrik, autoritetet izraelite e liruan Ahed al-Tamimin dhe nënën e saj, Nariman, pasi të dyja qëndruan tetë muaj prapa grilave.

17-vjeçarja u arrestua dhjetorin e kaluar dhe vuajti një burgim prej tetë muajsh për “sulm” ndaj një ushtari izraelit.

Në vitin 2012, Bashkia Başakşehir e Stambollit e nderoi al-Tamimim me çmimin prestigjioz për kurajo Handhala për rezistencën ndaj ushtarëve izraelitë të cilët po arrestonin vëllain e saj.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne