‘Izraeli i pari, pastaj Amerika’!

nga Abdullah Muradoglu.

Një nga sloganet kryesore të fushatës presidenciale të presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2016 ishte “Amerika e para.” Por presidenca e Trumpit ndoqi një kurs drejtimi që afrohej më shumë me sloganin “Izraeli i pari, pastaj Amerika”. Megjithatë, influenca e “lobit izraelit” në kongresin amerikan dallon shumë në krahasim me të kaluarën. Me gjithë ndikimin e tyre në bazën e të rinjve demokratë dhe numrit të tyre të shtuar në kongres, mbështetja e dy partive ndaj Izraelit është duke u zbehur. Kjo ka ardhur për shkak se zhvillimet e politikës amerikane në Lindjen e Mesme në interes të Izraelit kanë arritur një nivel shqetësues. Politika favorizuese ndaj interesave të Izraelit në pothuajse çdo drejtim duke filluar nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin deri tek largimi i trupave amerikane nga Siria ka filluar të plaket.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një projekt-rezolutë për të ndaluar mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite në luftën civile në Jemen.

Projekt-rezoluta e miratuar me 247 vota në Dhomën e Përfaqësuesve, në të cilën demokratët kanë shumicën, mori votën “po” edhe nga 16 republikanë. Një projekt i ngjashëm u miratua në Senat në mars. “Lobi” përsëri mori masa për të parandaluar miratimin e draftit. Lobi argumenton se Izraeli do të dëmtohet nëse SHBA tërheq mbështetjen e saj për sauditët në Jemen. Prandaj republikanët pro-izraelitë bënë një nismë për të shtuar në draft një ndryshim që përfshinte sanksione për kompanitë që mbështesnin lëvizjen “Bojkot, Shpronësim dhe Sanksione” (BDS) e njohur si “Iniciativa për të bojkotuar Izraelin për Palestinën”.

Demokratët pro-izraelitë u zemëruan nga iniciativa. Deputetët demokratë thanë se BDS-ja dhe Jemeni duhej të diskutoheshin veçmas dhe akuzuan republikanët për mashtrim politik. Në përgjigje, republikanët u përpoqën të ushtronin presion ndaj demokratëve me pretendimin se ata ishin “anti-çifutë”. Deputetja demokrate Ilhan Omar u shpall “anti-çifute” për kritikat ndaj “lobit izraelit”. Provokimi ishte i suksesshëm; Patrick W. Carlineo, i cili kërcënoime vdekje Ilhan Omarin, u arrestua në Nju Jork. Carlineo, i cili në hetimet e FBI-së raportohet të ketë thënë se ishte një patriot pro-Trumpit, pritet të dalë para gjykatës më 10 prill.

Republikanët që akuzojnë demokratët për zhvendosje drejt një pozicioni “anti-çifut” duan të tërheqin votuesit liberale hebrenj në anën e tyre në zgjedhjet e vitit 2020. Votimi i lidhur me BDS-në përfundoi në një fiasko. Po qe se do të ishte shtuar ndryshimi për BDS-në, drafti i Jemenit do të kalonte në Senat. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i draftit në Senat para se ti arrinte Trumpit.

Një nga drejtuesit e nismës për të shtuar klauzolën kundër BDS-së në draftin e Jemenit është anëtari më i lartë republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul. Sipas McCaul, i cili njihet se ka marrëdhënie të ngushta me “lobin izraelit”, drafti i Jemenit ishte një projekt pro-Iranit dhe huthëve. Duke deklaruar se është pro-Izraelit dhe plotësisht kundër BDS-së, drejtuesi i shumicës së dhomës Steni Hoyer akuzoi republikanët për përdorim të Izraelit në mënyrë “partizane”.

Këto ditë tema e diskutimit në mediat amerikane është një reaktor bërthamor në Arabinë Saudite ndodhet në fazën përfundimtare. Lobi izraelit e ka kundërshtuar administratën Trump për lejimin e transferimit të teknologjisë bërthamore tek sauditët. Senatorët pro-izraelitë, kryesisht Marco Rubio, kanë kërkuar hetim për mbështetjen bërthamore ndaj sauditëve. Izraeli nuk dëshiron që sauditët të kenë qasje në teknologjinë bërthamore edhe pse ata janë kundër Iranit. Republikanët që mbrojnë mbështetjen amerikane ndaj sauditëve në Jemen janë gjithashtu kundër reaktorit saudit për hesap të sigurisë së Izraelit.

Amerikanët po vënë në pikëpyetje faktin se politika e SHBA-së për Lindjen e Mesme po përdoret për avantazhet e Izraelit. Të rinjtë amerikanë po fillojnë të sëmuren dhe të lodhen nga referimet që bëhen për sigurinë e Izraelit në çdo aspekt. Demokratët e rinj po punojnë gjithashtu për një kufizim të donacioneve politike për të parandaluar manipulimin e anëtarëve të Kongresit. Ndërkohë, disa demokratë që shpallën kandidaturat e tyre presidenciale për vitin 2020 tashmë kanë deklaruar se nuk do të pranojnë donacione të ardhura nëpërmjet kompanive./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne