Izraeli kërcënon Libanin se do ta kthejë në epokën e gurit

Ai tha se vendi i tij nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj Hizbullahut në Liban dhe shtoi: “Nëse hidhen raketa nga Hizbullahu , Izraeli do të kundërpërgjigjet shumëfish. Këtë radhë do të marrim në objektivë Libanin”.

Duke iu referuar luftës së vitit 2006, Katz Tha: “Kjo luftë do të duket si një piknik kundër atyre që do të bëjmë ne. Një ministër saudit kishte thënë se e kthejnë Hizbullahun në shpella. Ndërsa unë them, e kthejmë Libanin në epokën e gurit”.

Ai pretendoi se Irani është duke ndërtuar platforma lançimi (raketash) në Liban dhe theksoi se në kuadër të sulmeve parandaluese mund të bombardojnë këto platforma.

Ai tha se dëshirojnë ndërmjetësimin e Arabisë Saudite në çështjen e Palestinës dhe për këtë arsye kanë ftuar princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed Bin Salman në Izrael.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne