Izraeli kërkoi armëpushim pas zgjerimit të objektivave nga ana e Hamasit

Halil Al-Hayye, anëtari i byrosë politike të Hamasit, bëri të ditur që pas zgjerimit të rrethit të objektivave të forcave të rezistencës ndaj qyteteve të pushtuara, Izraeli kërkoi armëpushim.

Hayye në prononcimin e tij të bërë për kanalin televiziv Al-Aksa të Hamasit, tha se “Pasi që rrezet e veprimit të raketave të forcave të rezistencës dolën në 40 km pushtuesi (Izraeli), filloi të bëjë fjalë për dërgimin e ndërmjetësuesit dhe për armëpushim”.

“Tensionimi i fundit i jetuar në Gazë, është i cilësisë së përgjigjes ndaj sulmeve të Izraelit, i cili vonon në zbatimin e marrëveshjeve”, bëri të ditur Hayye.

Duke vënë në dukje se forcat e rezistencës kurrë nuk do të diskutojnë për çështjen e armëve dhe se ata do të vazhdojnë t’i zhvillojnë këto armë, Hayye tha që në qoftë se rrethimi ndaj Gazës vazhdon në çdo çast do mund të jetohet ndonjë shpërthim.

Në sulmet e Izraelit të ndërmarra ndaj Rripit të Gazës gjatë fundjavës së kaluar, kanë rënë dëshmorë 25 palestinezë në mesin e të cilëve 2 foshnje dhe 3 gra, ku dy ishin shtatzëne, ndërsa u plagosën 150 palestinezë.

Ndërkaq forcat palestineze të rezistencës bënë të ditur se në sulmet e raketave të hedhura nga Gaza në territore izraelite janë vrarë 4 izraelitë në mesin e të cilëve ishte edhe një me origjinë palestineze.

Me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara të hënën u arrit në marrëveshje për armëpushim mes grupeve palestineze të rezistencës dhe Izraelit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne