Izraeli merr pjesë për herë të parë në një stërvitje të NATO-s

Izraeli do të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Goditja e Kordhës-18”, e cila filloi në Poloni dhe në 3 vende baltike, Lituani, Letoni dhe Estoni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Për Izraelin kjo është stërvitja e parë, ku do të marrë pjesë bashkë me trupat e NATO-s.

Nga ana tjetër “Goditja e Kordhës-18” (Saber Strike) do të jetë gjithashtu manovra e parë ushtarake e një shkalle kaq të madhe që do të zhvillohet në këtë rajon.

Izraeli do të marrë pjesë në fazën e dytë të stërvitjes, që ka përmasa më të vogla.

Vendet e tjera pjesëmarrëse janë: ShBA-ja, Anglia, Franca, Italia, Kanadaja, Lituania, Letonia, Holanda, Maqedonia, Polonia, Spanja, Rumania, Republika Çeke dhe Norvegjia.

Në deklaratën e bërë nga Ushtria Amerikane në Evropë thuhet se synimi i stërvitjes është mbrojtja e krahut lindor të Aleancës dhe të nxjerrë në pah unitetin dhe solidaritetin midis anëtarëve të Aleancës.

Deklarata në fjalë nënvizon se manovra ushtarake nuk ka për qëllim të provokojë Rusinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne