Izraeli miratoi projekligjin e syrgjynosjes së palestinezëve

Komisioni Legjislativ i Këshillit të Ministrave në Izrael miratoi projektligjin për dëbimin nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor të familjeve të palestinezëve përgjegjës për vrasjen e qytetarëve izraelitë.

Sipas lajmit që përcjell gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” bëhet e ditur se është miratuar projektligji që mundëson dëbimin nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor të familjeve të palestinezëve që kanë vrarë qytetarët izraelitë.

Sipas projektligjit të paraqitur nga Moti Yogev, deputeti i partisë së djathtës ekstreme “Shtëpia Hebreje”, të afërmit e shkallës së parë të një personi, i cili shkakton vdekjen e një hebrei, në vend se të dëbohen nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor brenda 7 ditëve, ata do të syrgjynosen në një vend tjetër të Bregut Perëndimor.

Që ligji në fjalë të hyjë në fuqi pas qeverisë së Izraelit ai duhet të miratohet edhe nga ana e Parlamentit.

Sipas lajmit të gazetës, këshilltari gjyqësor i qeverisë, Avichai Mandelblit është kundër këtij projektligjit duke thënë se është i paligjshëm.

Raportin e përgatitur në lidhje me projektligjin, në të cilin thuhet se ai është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, Mandelblit e kishte paraqitur më herët pranë Komisionit Legjislativ të qeverisë.

Ai thotë se për të dëbuar familjen nga shtëpia ku jeton duhet që edhe ajo të jetë e lidhur drejtpërdrejtë me krimin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne