Izraeli ka miratuar ndërtimin e 640 banesave të reja në një njësi vendbanimesh hebreje në Kuds.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Haaretz”, mësohet se Komiteti i Planifikimit Lokal të bashkisë së Kudsit ka miratuar ndërtimin e 640 banesave të reja në njësinë e vendbanimit hebre Ramat Shlom, në rajonin Shufat.

Disa nga tokat në të cilat është planifikuar ndërtimi i banesave, thuhet se i përkasin tokave të konfiskuara të palestinezëve për “të mirën publike”.

Ndërkohë bëhet e ditur se ky vendim i komitetit është kundërshtuar nga shoqatat që janë kundër njësive të vendbanimeve hebreje.

Aktivitetet e zgjerimit të njësive hebreje në Ramat Shlom shkaktuan tensione në vitin 2010 mes qeverisë izraelite dhe qeverisë amerikane nën drejtimin e ish-presidentit, Barack Obama.

Autoritetet palestineze theksojnë se janë rritur aktivitetet e zgjerimit të vendbanimeve hebreje në Kudsin Lindor nga Izraeli pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds.

Burimi: AA

6