Izraeli miraton planin për vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka miratuar planin për ndërtimin e njësive të reja të banimit për kolonët hebrenjë në qytetin e Hebronit (Al-Khalil) të pushtuar në Bregun Perëndimor.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë komunitetin hebraik në Hebron përmes veprimeve”, shkroi Lieberman të enjten në Twitter.

“Pas miratimit të fundit të 31 njësive të banimit dhe kopshteve në lagjen Hezekiah (të Hebronit), tani po planifikojmë ndërtimin e një qendre tregtare”, shtoi ai.

Javën e kaluar Izraeli miratoi ndërtimin e 31 njësive të reja të banimit në Hebron, vendim i parë i tillë që nga viti 2002.

Ministria e Jashtme e Palestinës, nga ana e saj, e ka dënuar planin, duke thënë me deklaratën e së enjtes se, Izraeli është “duke lëvizur me shpejtësi për të zbatuar planet e tij ekspansioniste në Bregun Perëndimor”.

Ai vazhdoi t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vepronte “seriozisht” me qëllim që të detyrojë Izraelin të respektojë dhe të zbatojë rezolutat përkatëse të OKB-së.

Pas Marrëveshjeve të Oslos të vitit 1993, Hebroni ishte qyteti i vetëm i Bregut Perëndimor në të cilën trupat izraelite mbetën deri në vitin 1997.

Në atë vit, forcat izraelit u tërhoqën nga 80 për qind e Hebronit si pjesë e një marrëveshjeje, sipas së cilës 20 për qind e qytetit historik arab ishte planifikuar për kolonët hebrenj.

Hebroni është shtëpi e afër 160,000 muslimanëve palestinezë dhe rreth 500 kolonëve hebrenj, të mëvonshmit e të cilëve jetojnë në disa enklava të pastra hebreje me siguri të lartë nga trupat izraelite.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne