Izraeli ndalon hyrjen e OJQ-ve që mbështesin Palestinën

Izraeli ka ndaluar përfaqësuesit e 20 organizatave joqeveritare që punonin në vend, për shkak të mbështetjes së tyre për një fushatë kundër pushtimit të Palestinës.

Sipas të përditshmes izraelite, Haaretz, Izraeli publikoi një listë të zezë me 20 organizata joqeveritare, duke përfshirë 11 grupe evropiane dhe 6 amerikane, për shkak të mbështetjes së tyre për lëvizjen “Bojkot, Shpronësim dhe Sanksionim (BDS).”

Kanali 7 izraelit citoi ministrin e Çështjeve Strategjike të vendit, Gilad Erdan, të ketë thënë se, “Ne kemi ndryshuar nga mbrojtja në kundërvajtje. Organizatat e bojkotuara duhet të dinë se shteti i Izraelit do të veprojë kundër tyre dhe nuk do të lejojë të hyjnë në territorin e tij”.

Lëvizja BDS është një fushatë globale që synon presion ekonomik dhe politik mbi Izraelin për t’i dhënë fund shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

Muzikantë të tillë si Roger Waters dhe Elvis Costello poashtu kanë anuluar shfaqjet e tyre në Izraeli në mbështetje të fushatës.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne